Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Media australiane: Eksploroni vijën bregdetare dhe Alpet mahnitëse të Shqipërisë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip Travel > Media australiane: Eksploroni vijën bregdetare dhe Alpet mahnitëse të Shqipërisë
Vip Travel

Media australiane: Eksploroni vijën bregdetare dhe Alpet mahnitëse të Shqipërisë

Last updated: January 7, 2025 08:09
5 Min Read
SHARE
Demo

Nëse ekziston një destinacion që po përjeton një rritje absolute të popullaritetit dhe numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, është Shqipëria, shkruan Jemima Skelley në revistën australiane “9Travel”.

Vendi regjistroi një numër rekord vizitorësh të huaj – 4,5 milionë në gjashtë muajt e parë të 2024 – një rritje prej 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Demo

Me plazhe mahnitëse, ushqim të mrekullueshëm, vendas miqësorë, një kulturë dhe histori të pasur dhe çmime relativisht të lira – nuk është çudi që Shqipëria po kthehet në një pikë të rëndësishme turistike.

Lexo edhe:

Horoskopi 3 nëntor 2025, çfarë parashikojnë yjet për ju
Gjithmonë të përkëdhelur nga yjet! Këto janë tri shenjat më me fat të zodiakut për muajin nëntor
Horoskopi 2 nëntor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve për sot
Sagrada Familia bëhet kisha më e lartë në botë

Aktivitetet që mund të bëni në Shqipëri

Ju mund të relaksoheni në plazh, të bëni një udhëtim disa ditorë, të notoni në burimet malore ose të humbisni veten në jetën e natës të një qyteti të ri, Shqipëria ofron gjithçka për ju.

Turistët që e vizitojnë vendin e vogël evropian për herë të parë, dhe kanë një muaj kohë për të eksploruar të gjithë vendin – mund të kryejnë disa aktivetete:

Marrin me qira e një varkë për vozitje në ujërat bruz të Ksamilit
Freskohen në ujëvarat e ftohta pas ecjes në afërsi të Thethit
Vizitojnë në muzeun/galerinë e nëndheshme Bunk’Art në Tiranë
Shijojnë ushqimet e freskëta të detit në Rivierën Shqiptare
Eksplorojnë rrugët me kalldrëm të shekullit VI të Gjirokastrës
Ku të qëndroni në Shqipëri

Shqipëria për turistët mund të ndahet në tre zona kryesore: bregdeti, malet dhe Tirana, kryeqyteti.

Nëse jeni pas pushimeve në plazh, plazhet e Sarandës, Ksamilit dhe Himarës janë opsionet më të mira.

Ksamili është një fshat i vogël bregdetar në Rivierën Shqiptare, një vend i qetë ku mund të relaksoheni në pishinë ose plazh gjatë gjithë ditës dhe të shijoni një darkë të këndshme.

Saranda është një qytet i madh dhe një vend i mrekullueshëm për këdo që pëlqen të jetë aktiv.

Himara është një vend turistik, i shkëlqyer për not dhe një udhëtim të thjeshtë.

Për një atmosferë më shumë natyrale, drejtohuni në veri të vendit.

Alpet Shqiptare ofrojnë një sërë shtigjesh për ecje me peizazhe mahnitëse.

Berati një tjetër qytet i madh dhe magjepsës për adhuruesit e historisë është listuar në trashëgiminë e UNESCO-s.

Tirana ia vlen të vizitohet të paktën për disa netë. Qëndroni në qendër të qytetit për të shijuar kulturën dhe jetën e natës dhe merrni teleferikun në mal për te shijuar pamje të mahnitshme.

Çfarë ushqimi të shijoni në Shqipëri?

Mënyra më e mirë për të përshkruar ushqimin shqiptar është se ai është ndikuar nga kuzhina greke dhe italiane – duke ofruar shumë pjata me mish dhe ushqime deti të shijshme dhe të freskëta.

Pjatat që duhet të provoni:

Byreku: një petë e mbushur me djathë, mish dhe perime
Tavë kosi: gjellë kombëtare me mish qengji
Qofte: Qofte shqiptare
Fërgesë: gjizë, speca dhe domate
Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë

Plazhet e Shqipërisë – një nga atraksionet më të mëdha të vendit – i shijoni më së miri gjatë verës, nga maji deri në shtator.

Korriku dhe gushti janë muajt më të ngarkuar të verës. Shumë turistë italianë dynden në Shqipëri në këtë kohë pasi qyteti bregdetar i Sarandes është shumë afër me traget nga Italia.

Prilli dhe maji apo shtatori janë muajt më të mirë për të shmangur turmat e turistëve dhe vapën përvëluese.

A është Shqipëria e lirë për të udhëtuar?

Kur krahasohet me destinacione të ngjashme evropiane, si Franca, Italia, madje edhe Kroacia, Shqipëria është një destinacion shumë buxhetor. Vendi përdor lekun si monedhën e tij, jo euron.

Akomodimi nuk do t’ju kushtojë më shumë se 50 dollarë në natë edhe në vende të këndshme qendrore.

Një vakt kushton rreth 5-10 dollarë, dhe kostoja do të ishte me e lartë vetëm nëse do të zgjidhnit një restorant më të shtrenjtë.

Horoskopi 1 nëntor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi 31 tetor 2025, çfarë parashikojnë yjet për ju
Nëntori do na zgjidhë disa nga problemet të së kaluarës! Astrologia parashikon fatin për secilën shenjë të horoskopit
Horoskopi 29 tetor 2025, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë!
TAGGED:horoskopi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Next Article Ilirjani rrëfen takimin e Parashqevisë me të birin: Kishte vendime gjykate që e ndalonin ta shikonte

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Parashikimi i motit 3 nëntor/ Moti i paqëndrueshëm dhe reshje shiu
Moti
November 3, 2025
Vdekja e Fatos Nanos, 2 nëntori ditë zie/ Homazhet mbahen në Pallatin e Kongreseve
Politikë
November 2, 2025
Mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, zbuloni parashikimin për ditën e sotme
Moti
November 2, 2025
Dy aktorët e Portokallisë pjesë e “Big Brother Vip Albania 5”?
Tv Shows
November 1, 2025

Lexo edhe:

Horoskopi

Dy shenjat e horoskopit më me fat të ditës së sotme

October 26, 2025
Horoskopi

Zhvillime të papritura! 4 shenjat e horoskopit që përballen me ndryshime të mëdha gjatë muajit nentor

October 26, 2025
Horoskopi

Horoskopi për datën 26 tetor 2025, zbuloni shenjat me fat për ditën e sotme

October 26, 2025
Horoskopi

Dashuria për të gjitha shenjat e horoskopit: Ja ç’do të ndodhë me romancën këtë vjeshtë, sipas letrave tarot

October 25, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?