Në podcastin e Arbana Osmanit “Mirëmbrëma yje”, biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli i është rikthyer edhe njëherë historisë kur i shpëtoi fluturimit ku vdiqën të gjithë pasagjerët rreth viteve ’80.
Ai tha se për shkak se humbi fluturimin nuk mundi të merrte avionin për në Varshavë i cili u rrëzua pas një incidenti ajror.
“Ka qenë 14 Mars i vitit 1980. Fluturova në Uashington. Ishte ditë e shtunë dhe të hënën kisha takim. Humba lidhjen që kisha për në Nju York.
Dhe kështu aeroplani ra dhe të gjithë vdiqën. Të nesërmen, mua më prisnin. Kishin dalë në aeroport dhe unë nuk isha aty. Më kanë thirrur në telefon dhe më kanë thënë: Ju kemi marrë për të vdekur se keni qenë në listën e pasagjerëve”, deklaroi Pacolli.