Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Dosja e mikrokredive kalon në SPAK, dalin në skenë lidhjet e errëta të ‘IUTE CREDIT’ me ‘Final’ e ‘MCA’
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Dosja e mikrokredive kalon në SPAK, dalin në skenë lidhjet e errëta të ‘IUTE CREDIT’ me ‘Final’ e ‘MCA’
Aktualitet

Dosja e mikrokredive kalon në SPAK, dalin në skenë lidhjet e errëta të ‘IUTE CREDIT’ me ‘Final’ e ‘MCA’

Last updated: November 6, 2024 14:16
4 Min Read
SHARE

Shumë qytetarë kanë humbur gjithçka, duke u bërë të varur nga këto institucione që janë kthyer në ‘fajdexhinjtë’ më të rrezikshëm, aq sa kanë filluar t’i kenë zili edhe bandat kriminale.

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se dosja për skandalin e mikrokredive, i cili ka shkaktuar dëme të mëdha financiare, dhe së fundmi shëndetësore te mijëra qytetarëve shqiptarë, do t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ky zhvillim vjen pas dyshimeve të bazuara në prova, se banda e mikrokredive ka vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Lexo edhe:

IQOS po helmon të rinjtë me reklamë të ndaluar – dhe shteti po bën sehir
Burri gjen ish-gruan dhe vajzën 15 vjeçe në shoqërinë e dy personave, plas sherri në mes të rrugës
Vendimi i qeverisë, rritje page dhe ndryshime në strukturën e administratës! Kush përfiton
Këmbimi valutor 21 qershor, me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Hetimet kanë zbuluar se shoqëritë financiare “Micro Credit Albania” (MCA) dhe “Final” janë përfshirë në një skemë mashtrimi që ka për qëllim zhvatjen e qytetarëve. Sipas Prokurorisë, këto kompani, së bashku me disa shoqëri përmbarimore dhe ndihmës të tjerë, kanë krijuar një sistem mafioz që ushtron presion dhe kërcënon kredimarrësit, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha financiare.

IUTE Credit dhe lidhjet e saj me “Final”

IUTE Credit, e regjistruar në Shqipëri në vitin 2014, ka pasur një rol të rëndësishëm në këtë skandal.

Ajo ka shitur kredi të këqija në mënyrë të paligjshme tek “Final”, e cila, ndryshe nga sa është paraqitur, ka qenë në pronësi të plotë të IUTE Credit për një periudhë të konsiderueshme.

Më 17 Prill 2018, ortakët e “Final” ia shesin të gjithë aksionet e tyre kompanisë “Iute Albania”, për një shifër prej 192 milionë lekë të reja. Prej këtij momenti, “Final” është bërë e gjitha në pronësi të “Iute Albania”.

Vetëm një vit më vonë, në Maj 2019, “Iute Albania” ia shet të gjitha aksionet e “Final” Arben Maksutit, mafiozi i arrestuar së fundmi për skandalin e mikrokredive, për një shifër prej 100 milionë lekë të reja.

Kështu, brenda një viti, “Iute Albania” e blen dhe e shet kompaninë “Final”, duke dalë me humbje plot 92 milionë lekë të reja. Duke vepruar si pronare e “Final”, IUTE Credit ka shfrytëzuar këtë kompani për të shitur kredi të këqija, duke i dyfishuar kështu kamatat për qytetarët. Raportet e hetimit tregojnë se shoqëritë “IUTE” dhe “Final” kanë ndarë përgjegjësi dhe role të caktuara brenda skemës së tyre mashtruese.

Për më tepër, ka pasur denoncime të shumta mbi normat kriminale të interesit që IUTE Credit aplikon, duke arritur deri në 800%.

Këto veprime mafioze kanë sjellë pasoja të rënda për disa individë.

Shumë qytetarë kanë humbur gjithçka, duke u bërë të varur nga këto institucione që janë kthyer në ‘fajdexhinjtë’ më të rrezikshëm, aq sa kanë filluar ta kenë zili edhe bandat kriminale.

Me kalimin e kësaj dosjeje në SPAK, vjen koha për një hetim të thellë dhe përballjen e këtij grupi të strukturuar kriminal me ligjin.

SPAK duhet të veprojë me urgjencë për të çuar përpara drejtësisë këtë bandë hajdutësh, e cila po shkatërron jetët e mijëra qytetarëve shqiptarë.

Përfundimisht, është koha që praktikat abuzive të IUTE Credit dhe shoqërive të lidhura me të të marrin fund, dhe ata që janë përgjegjës të përballen me pasojat e veprimeve të tyre. /Pamfleti

Rrëfimi prekës i vajzës së Artan Lames: Java e fundit me babanë tim, më bëri një dhuratë…
Ndahen Sarah Berisha dhe Dj Pm? Ky detaj shton dyshimet
Trishtuese/ Shuhet ish-kryetari i Bashkisë, mjeku që nuk e ndërpreu kurrë shërbimin ndaj qytetarëve
Rama ia ‘prish festën’ Ermal Dredhës, bisedë me tone të larta me kryebashkiakun e Vlorës në ditëlindjen e PS
Kursi i këmbimit në lëvizje/ Çfarë po ndodh me euron, dollarin dhe monedhat e tjera?
TAGGED:finaliute credit

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë po ndodh? Kërkohet ndalimi i Big Brother Vip Kosova, zbulohet arsyeja e fortë
Next Article Horoskopi 7 nëntor 2024, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

E bleu pak kohë më parë, përfshihet nga zjarri apartamenti luksoz i Françeska Muratit
Të famshëm
June 23, 2025
“Kam menduar të ngrij vezët”/ Planet për fëmijë deri te raporti me vjehrrën, rrëfehet Armina Mevlani
Tv Shows
June 23, 2025
Javë përvëluese në horizont/ Si do të jetë moti në fundin e muajit Qershor
Moti
June 23, 2025
Horoskopi 23 qershor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
June 23, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

U hodh në lumë për të shpëtuar të miturit nga mbytja, por nuk mbijetuan shqiptari i bën tatuazh portretet e tyre

June 19, 2025
Aktualitet

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj, pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati?

June 19, 2025
Aktualitet

Shtohet një tjetër taksë/ Kush jep shtëpinë me qira ditore, ja sa do të paguajë…

June 18, 2025
Ekonomi

Kursi i këmbimit sot në Shqipëri/ Dollari dhe euro pa luhatje të mëdha

June 18, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?