Sipas MeteoAlb vendi ynë përgjatë gjithë 24- orëve pritet të jetë nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.
Ndërsa në orët e pasdites; vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë vendin duke sjellë në zonat përgjatë kufirit Lindore dhe Jugor rrebeshe afat-shkurtra shiu. E njëjta situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera minimale deri në 36°C vlera maksimale.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.