Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Si mori fund martesa disavjeçare e Bes Kallakut dhe Xhensilës pas ardhjes në jetë të djalit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Si mori fund martesa disavjeçare e Bes Kallakut dhe Xhensilës pas ardhjes në jetë të djalit
Të famshëm

Si mori fund martesa disavjeçare e Bes Kallakut dhe Xhensilës pas ardhjes në jetë të djalit

Last updated: February 17, 2024 14:24
5 Min Read
SHARE

Bes Kallaku nuk është në ditët e tij më të mira. Prej disa javësh, lajmi i ndarjes nga Xhensila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Dyshja, e cila ishte një ndër më të dashurat e publikut, i kanë dhënë fund pas disa kohësh që kishin probleme mes tyre.

Madje, këtë herë Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, thuhet se janë në proces divorci. Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit. Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej ditësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk janë parë bashkë prej javësh në evente apo ambiente të përbashkëta. Sipas lajmeve që qarkullojnë, Besi nuk ka qenë dakord për këtë vendim të këngëtares. Kjo nuk është kriza e parë e çiftit të njohur. Edhe disa muaj më herët, u përfol për një ndarje dhe lajmin e hodhën poshtë të dy, duke u puthur në një koncert.

Lexo edhe:

Minionët rikthehen me një aventurë të re
Justin Bieber në bisedime për të performuar në finalen e Kupës së Botës
A është kjo arsyeja pse Françeska Murati mund të jetë ndarë nga bashkëshorti?
Egli Tako flet për bashkëpunimin me Olsi Bylykun/ Ja çfarë zbulon këngëtarja

Në rrjetet e tyre sociale të dy janë shfaqur në shoqërinë e fëmijëve, por jo të njëri-tjetrit, duke “vulosur” kështu edhe ndarjen mes tyre. Kjo nuk është hera e parë që dyshja flitet për një ndarje, ndonëse këtë herë divorci është pranë zyrtarizimit. Vetëm pak muaj më parë, aktori i humorit, Bes Kallaku ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Çifti, disa herë janë përballur me thashetheme në mediat rozë se janë ndarë, dhe aktori tregon se fjalët e përhapura rreth marrëdhënies së tyre i “vrasin” shumë. “Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai shkurtimisht.

Ndërsa u pyetur rreth “sekretit” të martesës së tyre, aktori tregoi se: “Është merita e Xhensilës, mirësia e saj që dashuria jonë vazhdon prej kaq shumë vitesh. Jeta është e gjatë, nuk i dihet kurrë. Por deri më tani, kjo është arsyeja”.

Por tashmë, që ndarja është zyrtarizuar, të dy kanë vijuar me angazhimet e tyre. Teksa Xhensila ka një agjendë të ngjeshur, me koncerte dhe produksione të reja, edhe Besi ka gjetur tashmë një format të ri televiziv që do ta sjellë më pranë publikut. Bes Kallakun do e shohim në “Ferma VIP”. Faqja zyrtare e programit ka publikuar një video të Besit në fermë, duke na zbuluar se aktorin shumë të dashur për publikun do e shohim në “Ferma VIP”.

Por Besi nuk do të jetë njëri nga konkurrentët, por do të jetë pjesë aktive e shfaqjes që do të zhvillohet. Pasi ka provuar disa formate, ku më i fundit ishte “Zemër Luana”, tashmë Besi po rikthehet në identitet, ku do të jetë më pranë pasionit të tij, fshatit.

Duket se ftesa për t’u rikthyer në ekran, do ta distancojë disi Besin nga problemet e tij familjare. Situata e krijuar rreth ndarjes së tyre, ka sjellë për herë të parë edhe reagimin e Xhensilës.

E kushtëzuar nga lajmet që qarkullonin rreth një lidhjeje të re të saj, këngëtarja ka bërë një ndër reagimet e saj më të ashpra. Reagimi i artistes ka ardhur, pasi siç shkruan ajo dikush i ka dërguar një video të një personi që hedh baltë mbi emrin e saj.

Xhensila Myrtezaj shkruan mes të tjerash se deri tani ka heshtur për shpifjet që janë bërë ndaj saj, por theksoi se personat që e kanë bërë diçka të tillë do të mbajnë përgjegjësi ligjore.
“Sapo më nisën një video që një monstër ‘Tik Tok’-u me fantazinë më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk njoh, e as emrin s’ia kam dëgjuar kurrë.

Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite, por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja në “insta story”. E tashmë që dy personazhet e njohura i kanë ndarë rrugët si çift, kanë ndarë edhe drejtimet në karrierën e tyre, ku Xhensila do të fokusohet te muzika dhe Besi te televizioni.

“Na hodhën bombën mbi shtëpi, dyert u mbushën me plumba”, Bardhi rrëfen në podcastin e Grida Dumës: Një vajzë e re në jetën time
Juliana Nura feston 36-vjetorin me fotosesion të veçantë gjatë shtatzënisë: Zgjodha të thyej tabutë!
Reperi Getoar Selimi feston 44-vjetorin, Marina Vjollca i dedikon urim romantik: Ti je forca jonë!
Zebervoki dorëhiqet nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull ka urrejtje ndaj policave, ne na shikoni si armiq!
Sara dhe Bardhi zbulojnë gjininë e bebit numër dy

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Dron me ish-të dashurin e Sarës në BBV, ja si reagon Bardhi
Next Article Roza Lati mbledh vajzat kundër Heidit: Të jeni gati në prime kur të flitet për “H-në” (VIDEO)

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pasdite shi dhe shtrëngata, mësoni parashikimin e motit për sot
Moti
July 7, 2026
Horoskopi 7 korrik 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
July 7, 2026
Pse na lodh deti? Shkenca shpjegon arsyen
Kuriozitete
July 6, 2026
Horoskopi javor: Këto shenja të zodiakut do të kenë më shumë fat
Horoskopi
July 6, 2026

Lexo edhe:

Profili i Vipave

Duart pranë njëri-tjetrit, a është ky partneri i ri i Ilnisa Agollit?

July 1, 2026
Të famshëm

Rrëfehet Eleni Foureira/ Ja pse e fsheha origjinën shqiptare në fillim të karrierës si këngëtare në Greqi

July 1, 2026
Të famshëm

Mimoza Ahmeti zbulon planet muzikore pas suksesit në Ferma VIP

July 1, 2026
Të famshëm

Nje muaj nga nisja e protestave në Tiranë, personazhet e njohur udhëtojnë drejt Nartës

June 29, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?