Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Pse e qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Stil jetese > Horoskopi > Pse e qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin?
Horoskopi

Pse e qara mund t’ju bëjë mirë për shëndetin?

Last updated: February 4, 2024 10:26
4 Min Read
SHARE
Banner

Njerëzit që qajnë perceptohen si të dobët. Ky paragjykim është shumë i gabuar, sepse e qara është një nga veprimet më të shëndetshme për organizmin.

Kur njeriu derdh lotë, me to çliron edhe ndjenjat më të shtypura brenda vetes.

Për më tepër, e qara nuk asociohet vetëm me emocionet negative.

Lexo edhe:

Horoskopi 26 shtator 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Tre shenjat e zodiakut që do të tërheqin pasuri gjatë muajit tetor
Horoskopi 25 shtator 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Zyrtarisht në sezonin e Peshores: Këto shenja të zodiakut do të testohen nga universi, zgjidhini fjalët me kujdes…

Njeriu mund të qajë edhe nga lumturia.

Ndonëse në vendin tonë, si dhe në vende të tjera të botës, e qara është një dobësi që i atribuohet vetëm gjinisë femërore, shkenca thotë se frenimi i emocioneve krijon probleme të thella psikologjike dhe të dobëson më shumë.

Studimet kanë zbuluar një sërë përfitimesh që i vijnë organizmit nëse njeriu nuk i mban lotët.

Përfitimet janë jo vetëm emocionale por edhe fizike.

E qara largon stresin

Njeriu përballet me mijëra momente stresuese çdo ditë.

Kjo ngarkesë emocionale duhet çliruar dhe lotët janë mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe ndjenjat negative.

Lotët përmbajnë një substancë të njohur si adrenocorticotropinë, një hormon që lidhet me stresin.

Lotët përmbajnë edhe prolaktinë dhe encefalinë që janë substanca natyrale kundër dhimbjes.

Kjo është arsyeja përse ndiheni më të qetë pas një të qare.

Lotët shuajnë dhimbjen
Lotët kanë aftësinë të transformojnë emocionet negative në diçka të prekshme dhe të manovrueshme.

Nëpërmjet të qarës, njeriu mund të përballet më mirë me ndjenjat.

E qara është hapi i parë për të kapërcyer dhimbjen fizike dhe emocionale.

Për shembull, kur një fëmijë rrëzohet dhe lëndohet, reagimi i parë i tij është të qajë si pasojë e dhimbjes fizike.

E njëjta gjë vlen edhe për emocionet. Nëpërmjet të qarës, njeriu i jep formë të prekshme një emocioni negativ që lëndon.

E qara përmirëson humorin
Kur njeriu qan, truri prodhon endorfinë që rezulton në përmirësimin e konsiderueshëm të humorit.

Duke qenë se nëpërmjet lotëve, çlirohet tensioni, njeriu do të arrijë të shohë gjërat më qartë dhe të ngrihet përtej vështirësive.

Çështjet psikosomatike
Sipas të dhënave të AgroWeb,org, nëse truri përcepton se diçka po të lëndon, menjëherë gjeneron një kundërpërgjigje negative në organizëm.

Truri është si një thikë me dy presa.

Nëse nuk i çlironi emocionet, ndjenjat apo mendimet mund të shkaktojë çrregullime psikosomatike siç janë depresioni, ankthi dhe vetëvlerësimi i ulët.

Njërëzit e prekur nga depresioni ose ata që janë gijthë kohën të mërzitur dhe nuk e shprehin, vuajnë nga çrregullime me tretjen ose kanë oreks të dobët.

Për më tepër, ata janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet me frymëmarrjen.

Përmbajtja e lotëve dhe mërzisë shkakton jo vetëm probleme me stomakun, por edhe ekzema në lëkurë dhe probleme më të thella.

E qara përmirëson shikimin
Lotët lubrifikojnë membranat e syve.

Nëse ju i mbani lotët atëherë rrezikoni të dëmtoni shikiminin, sepse një nga funksionet kryesore të lotëve është të hidratojë sytë.

Lotët janë rezultat i disa reagimeve kimike dhe nxiten nga një sërë faktorësh:

Ambienti dhe njerëzit që ju rrethojnë
Agjentë të jashtëm që tjetërsojnë mukusin e syve
Marrëdhëniet biokimike mes trurit (kujtesa, emocionet, ndjenjat) personalitetit dhe humorit.
Është e rëndësishme të mësoni se nëse ju nuk qani dot, atëherë trupi do të qajë për ju.

E qara mbron trupin nga manifestimet fizike të dhimbjes.

Mirë është të derdhni lot lumturie, por edhe ato prej dhimbjes nuk duhet t’i frenoni pasi janë pjesë e natyrës njerëzore./AgroWeb.org

Çiftet mund ta forcojnë mirëkuptimin përmes dialogut, ja çfarë kanë rezervuar yjet!
Horoskopi javor: Këto shenja të zodiakut do të kenë të bëjnë me “personin që iku nga jeta juaj”
Horoskopi 21 shtator 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Këto shenja të zodiakut marrin më në fund kontrollin në duar gjatë hënës së plotë
Horoskopi 20 shtator 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Parashikimi i motit, temperaturat deri në 20 gradë Celsius
Next Article “Çifti më i bukur në shtëpi”, Ori Nebiaj ‘sulmon’ çiftet me Romeon dhe Lisin

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Rikthehet Saimir Tahiri, ish-ministri ‘kampion’ paralajmëron rrëfime dhe dëshmi
Tv Shows
September 26, 2026
Në Shqipëri lindin më shumë djem, por në vend ka më shumë vajza
Aktualitet
September 26, 2026
Fshati Vuno shpallet “Qendër Historike”/ Qeveria miraton zonën mbrojtëse dhe planin e ruajtjes
Vip Travel
September 26, 2026
Tragjedi për familjen shqiptare, motër e vëlla mes viktimave në Athinë
Aktualitet
September 26, 2026

Lexo edhe:

Horoskopi

Shenjat e zodiakut që janë të vështirë në një marrëdhënie (dhe arsyet pse)

September 19, 2026
Horoskopi

Horoskopi 19 shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

September 19, 2026
Horoskopi

Horoskopi 17 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju

September 17, 2026
Horoskopi

Horoskopi 16 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju

September 16, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?