Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Gazetari Osman Stafa rrëfen përballjen me sëmundjen autoimunitare
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Gazetari Osman Stafa rrëfen përballjen me sëmundjen autoimunitare
Të famshëm

Gazetari Osman Stafa rrëfen përballjen me sëmundjen autoimunitare

Last updated: November 23, 2023 12:52
7 Min Read
SHARE
Demo

Osman Stafa është vlerësuar me çmimin Reporteri i Vitit 2023 dhe vendin e dytë si gazetar investigativ nga Bashkimi Europian. Ai është nismëtar i disa prej projekteve si “Një gjest që bëhet shpresë” apo “Po t’vjen një kartolinë”.

Përtej punës si gazetar dhe arritjeve, në intervistën e tij për “Rudina”, Osman Stafa ndan për herë të parë betejën e tij me alopecinë. Alopecia është një sëmundje autoimunitare, pasoja e vetme e së cilës lidhet me paraqitjen estetike sepse shkakton rënie lokale ose totale të qimeve të trupit.

Gazetari është prekur prej saj pas infektimit nga Covid-19 nëntorin e shkuar dhe në një kohë të shkurtër, alopecia avancoi duke sjellë një sfidë të re në jetën e tij.

Lexo edhe:

Përshëndeti miqtë e saj në ekran, reagon e prekur bashkëshortja e Artan Kolës
Zbulohet konkurrenti i parë i “Ferma VIP 3”
Çfarë ndodhi? Reperi i njohur shoqërohet nga policia në aeroport, ja arsyeja
Çfarë i ndodhi? Miri nuk mban dot lotët: Do isha larguar nga “BBV” por kam…

Osman Stafa: Unë jam 31 vjeç dhe…

Rudina Magjistari: Ti s’ke folur asnjëherë, përveç një postimi që ke bërë në Instagram.

Osman Stafa: Nuk kam folur sepse gjithmonë është ajo, kam dashur që unë të njihem për nismat e mia, për ato protestat sado të vogla që unë mund të bëj në rrjetet e mia sociale dhe nuk kam folur sepse kam menduar se kjo çfarë pata unë është një gjë shumë e vogël në krahasim me çfarë ndodh atje jashtë. Por pastaj me kalimin e këtyre muajve, tashmë bëhet një vit, nëntori është një vit që unë jam prekur nga alopecia universalis tani se në fillim fare ka qenë areata, tani është universalis dhe kam kuptuar që ndonjëherë një fjalë sado e vogël nga dikush, që është një fjalë motivuese, të ndikon në shpirt sepse ne jemi qenie njerëzore me ndjenja dhe për këtë arsye kam vendosur që ta pranoj me kënaqësi ftesën që më ke bërë, të jem i sinqertë kam pasur shumë ftesa në emisione të ndryshme, por kam vendosur të flas këtu edhe për komoditetin që më ofron.

Ajo se çfarë ndodhi është një nga sfidat e radhës që unë kam pasur përgjatë gjithë jetës time. 31 vjeç thashë jam, kam pasur dhe jam përballur me shumë sfida të forta përgjatë gjithë rritjes time, anës profesionale, punës që bëj dhe këtë e kam si një lloj sfide të radhës që më duhet të përballem që s’duhet të më mposhtë, por duhet ta mposht.

Rudina Magjistari: Si u shfaq tek ty?

Osman Stafa: Unë nëntorin e vitit të kaluar u diagnostikova me Covid-19. Ishte e çuditshme sepse unë përgjatë gjithë kohës kam raportuar nga vende nga më të ndryshme gjatë kohës së pandemisë. Jo vetëm kaq, kam qenë në kontakt me shumë njerëz që kanë qenë të infektuar dhe unë u diagnostikova vetëm në fund, për 3-4 muaj u përhap e gjitha. Në ditën e gjashtë që unë isha me Covid u shfaq pulla e parë e rënies së qimeve te mjekra. Nuk i dhashë fort rëndësi atëherë sepse thashë që kjo është një çështje që unë duhet të merrem më vonë dhe do duhet që të merrem fillimisht me Covid-in, koronavirusin. Nuk është se e kalova keq, nuk pata asnjë lloj problemi që të shkoj në spital apo, por thjesht e mora pak me ankth dhe ndoshta ndikoi edhe koha që unë vetëm raportoja për njerëz që kanë humbur jetën, për njerëz që janë në gjendje të rëndë dhe ndoshta kjo ka ndikuar automatikisht tek unë.

E kalova Covid-in dhe fillova të kërkoj edhe kurim për këtë pullën që më ishte krijuar. Fillova të merrja një lloj mjekimi që ishte një tip gjilpëre që bëhej në mënyrë lokale te pjesa e lokalizuar, e rënies së qimeve dhe filloi të mbushej. Në fillim të vitit 2023 filloi që këto pulla të krijoheshin në vende të ndryshme të kokës, pas kokës, të shtoheshin dhe rreth 8-9 muaj, unë merrja mjekim, ato mbylleshin kur unë merrja mjekim, hapeshin diku tjetër. Ka qëlluar gjatë gjithë kohës në këtë lloj forme, kisha te mjekra dhe te pjesa prapa kokës.

Deri pastaj, ka qenë si ky muaj një vit më parë kur pashë që këto pullat po shtoheshin më shumë, filloi te pjesa e mjekrës. Unë fillimisht kam hequr mjekrën, pastaj ishte te pjesa e kokës që po shtoheshin goxha më shumë dhe deri në momentin që unë po kuptoja dhe mjekët më thanë që kjo po kalon në universalis, rënie totale e qimeve të trupit që ti ke. Vendosa që të shkoj te berberi, të qethem zero. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do qethesha zero sepse unë kisha një lloj kujdesi të veçantë për mjekrën, për flokët, nuk lija një qime të ikte.

Rudina Magjistari: Të mbaj mend mirë.

Osman Stafa: Vendosa t’i qeth zero dhe ndërkohë përplasja e parë brenda vetes time ka qenë ditën tjetër që unë zgjohem sepse normalisht mendja e harron atë çfarë ka ndodhur dhe thjesht kur dola përpara pasqyrës po përballesha me imazhin e ri që unë isha. Ishte një lloj beteje e fortë te vetja ime sepse unë nuk është se kisha një punë jurist apo ekonomist, nuk e di që unë kisha atë rrethin tim, mund të qethesha zero dhe ishte okej çdo gjë. Kisha një punë që duhej të dilja çdo ditë në ekran dhe në qoftë se ditën e parë isha me flokë, me mjekër, mjekra në fakt ishte shumë pak por dukej, ditën tjetër unë isha…

Familjarët e Mateos dhe Brikenës surprizojnë me vendimin e fundit ndaj tyre
Moment emocionues gjatë rrëfimit të nënës së Stenaldos, çfarë ndodhi në studio
Gruaja e Tanit trazoi rrjetin kur falenderoi shefin e saj, zbulohet kush është Nikolini!
Capital T flet për lidhjen me Adrola Dushin: Pse nuk e bëra publike
Princ Leka ndan detajet e dasmës me Blertën: Nuk e lejoj vajzën time të thotë ‘jam princeshë’

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Analisti zbulon arsyen e sherrit mes Ervin Matës dhe Martinajt në ish-Bllok
Next Article Ronaldo Sharka lë mënjanë mëritë, ka një mesazh të veçantë për Luizin dhe Kiarën

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Më shumë se thjesht pjesëmarrje: Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë!”
Kulturë
February 17, 2026
Horoskopi 17 shkurt 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
February 17, 2026
Investimet në ujësjellës-kanalizime; deputeti Arkend Balla i sjell në fokus në Komisionin e Ligjeve
Sociale
February 16, 2026
Kush janë mësuesit që frymëzuan Tiranën? Nis votimi publik për finalistët
Sociale
February 16, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

“U shite”/ Ermal Mamaqi tregon incidentin me Rogertin gjatë Prime

February 15, 2026
Të famshëm

U përfolën për lidhje me njëri-tjetrin, ç’po ndodh mes Xhensilës dhe Ledrit?

February 15, 2026
Të famshëm

A po krijohet një romancë mes Mateos dhe Brikenës? Banorja: Ai e meriton t’i jap një përqafim çdo ditë

February 15, 2026
Tv Shows

U hodh nga muri i shtëpisë së BBVA, publiku vendos fatin e Kristit

February 15, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?