Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Gjyshja e Dojnës bën rrëfimin e rrallë: Lashë gjithçka për të rritur mbesat
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Gjyshja e Dojnës bën rrëfimin e rrallë: Lashë gjithçka për të rritur mbesat
Të famshëm

Gjyshja e Dojnës bën rrëfimin e rrallë: Lashë gjithçka për të rritur mbesat

Last updated: October 10, 2023 19:47
4 Min Read
SHARE

Është gjyshja më e famshme në Instagram aq sa tani ndjekësit e quajnë “gjyshja e të gjithëve”. Ka batuta të forta, humor shpues dhe një mençuri të hollë në këshillat e saj siç dinë t’i japin gjyshet. Videot më të bukura i ka me mbesën e saj që e filmon në çastet më spontane.

Nga përshkrimi, mund ta keni kuptuar që bëhet fjalë për gjyshen e Dojnës, gruan e qeshur që s’i mungojnë kurrë perlat në qafë. E teksa videot na tregojnë shumë momente nga jeta e tyre, për herë të parë Inaete Agalliu rrëfehet në një intervistë ekskluzive për “Rudina” në Tv Klan, e shoqëruar nga mbesa e saj, Dojna Mema.

Ideja për të hapur Instagramin me video virale nisi nga partneri i Dojnës, Vlashent Sata. Të dyja pohojnë se tani postojnë më pak për shkak të angazhimeve të Dojnës, lidhja e tyre ka qenë gjithmonë shumë e fortë dhe e bukur.

Lexo edhe:

Akuza e fortë e të djalit të Kadri Roshit: Ish-drejtori i Spitalit Ushtarak ishte shkaktari për vdekjen e babait tim
Grabitet në Spanjë Yll Limani, detajet e para
Ish-banorja e Big Brother VIP, zbulon lidhjen familjare me futbollistin e njohur shqiptar
“I ke ndarë ti”, motra e Mateos flet për krizën me Brikenën, sqaron ‘kunjat’ ndaj saj

Inaete Agalliu: Janë momente shumë pak ato që bashkohemi tani, por me Dojnën kemi pasur marrëdhënie shumë të ngushta. Jo si të gjitha gjyshet Rudina. Pse do thuash ti. Sepse Dojna është rritur nga unë personalisht dhe nga Serveti, sigurisht por unë domethënë kam qenë në Durrës ku e mbaja dhe mami i vet vitne një herë në javë atje, kupton tani, një bebe e vogël dhe atëherë nuk kishte leje nga 1 vit e nga 2 vjet si bëjnë tani, ata ishin në punë këtu kështu që marrëdhëniet tona…

Rudina Magjistari: Ka qenë një lidhje shumë e fortë.

Inaete Agalliu: Shumë.

Dojna Mema: Deri në 2 vjeç mua më ka rritur nëna.

Inaete Agalliu: E kam pasur edhe pak të vështirë se edhe vajzën time nuk kam mundur ta rris siç rrita Dojnën se unë kam qenë në marrëdhënie pune, por kam qenë edhe në marrëdhënie shkolle, pra kam vazhduar shkollën.

Rudina Magjistari: Pra ke bërë njëkohësisht shkollën, je bërë edhe nënë.

Inaete Agalliu: Po, kam bërë shkollën e mesme, shkollën  e lartë kur Liliana ishte e vogël dhe më janë gjendur njerëz shumë të mirë që më kanë ndihmuar.

Rudina Magjistari: E kështu kalon stafeta dorë më dorë, të ndihmuan ty, ti rrite mbesën.

Inaete Agalliu: Rrita Dojnën, jo me shumë përvojë e kam fjalën, nuk kisha edhe shumë përvojë por me shumë dashuri. Plotësova edhe dashurinë e vajzës që do ta rrisja si Dojnën.

Dojna plotëson me disa detaje historinë e gjyshes, e cila ka lënë gjithçka për të rritur mbesat.

Dojna Mema: Ajo që na ka ndodhur është se duke qenë se siç e nisi edhe nëna më përpara, duke qenë se nëna më ka rritur, deri në 2 vjeç unë kam qenë në Durrës më shumë me nënën dhe më pak me mamin duke qenë se mami punonte.

Inaete Agalliu Të shtunave e të dielave.

Dojna Mema: Mami punonte në Tiranë, pastaj pas moshës 2 vjeç unë erdha sigurisht të jetoja me prindërit,  por nëna gjatë gjithë kohës bënte vajtje-ardhje asokohe  Durrës-Tiranë për të më rritur mua derisa lindi motra ime dhe nëna u zhvendos, la gjithë jetën e saj, karrierën asokohe për t’u shpërngulur në Tiranë.

Inaete Agalliu Të gjitha. Unë isha e re, 52 vjeçe.

Prishja e miqësisë mes tyre, Argjira dhe Graciano reagojnë pas deklaratave të Einxhel
“Do përballej me gjithë botën për mua”, Sara Karaj uron me fjalë zemre bashkëshortin për ditëlindje: Djali më i mirë në botë!
“Nuk jemi më bashkë”/ Ina Aderi thyen heshtjen, dhe zbulon arsyen e ndarjes nga Kejsi Hyseni
Dua Lipa dhe Callum Turner dasëm tradicionale në fund te korrikut në Tiranë! Zbulohen detajet
“S’të kam thënë të dua”/ Indri përballet për herë të parë me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Luizi ndikon edhe te tekstet e gjuhës shqipe? Ja fakti i çuditshëm që ka publikuar ai (Foto)
Next Article Horoskopi 11 Tetor 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Temperaturat në Shqipëri kulmojnë në 40°C, korriku vjen më i freskët
Moti
June 28, 2026
Me një biletë, 8 ndalesa për të zbuluar Tiranën – Si funksionon Tirana City Tour
Vip Travel
June 27, 2026
Hëna e Plotë dhe Marsi trazojnë gjithçka! Ja çfarë i pret shenjat e zodiakut javën e ardhshme
Horoskopi
June 27, 2026
Qendra historike e Dhërmiut shpallet pasuri kulturore
Vip Travel
June 26, 2026

Lexo edhe:

Profili i Vipave

Gjesti përqafime të ngrohta me ish-banoren e Big Brother Vip!

June 23, 2026
Tv Shows

“Janë takuar” Soni Malaj flet për herë të parë pas daljes nga Ferma, zbulon raportin me Flor Mumajesin

June 23, 2026
Të famshëm

Pas daljes nga “Ferma Vip”, Mimoza Ahmeti shfaqet në protestë me vajzën e saj

June 22, 2026
Profili i Vipave

Selin i jep fund aludimeve për prishjen e raportit me Gjestin? Veprimi i fundit tregon shumë

June 22, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?