Pasagjerët dhe ekuipazhi i një fluturimi EasyJet nga Luton në Ibiza nuk u besonin syve pak ditë më parë kur zbuluan një çift pasagjerësh që po bënin seks në tualetin e avionit .
Një video e publikuar në mediat sociale kapi momentin kur çifti u zbulua, me pasagjerët që bërtisnin dhe anëtarët e ekuipazhit fshehin fytyrat e tyre nga turpi.
Siç duket, megjithatë, pavarësisht zbulimit, çifti ka vijuar normalisht aktin me burrin që mbylli derën e tualetit. Për momentin mbeten të paqarta si identiteti i çiftit të shfrenuar, ashtu edhe nëse ka pasur arrestime në Ibiza.