Shumë prej nesh kanë dërguar të paktën një mesazh që do të donim që të mos e kishim bërë kurrë. Tani, Apple ka ardhur me një zgjidhje. Kompania ka njoftuar se përdoruesit do të jenë në gjendje që të ndryshojnë mesazhin në iOS 16.
Ben Wood, Krye Analist në CCS Insight, tha: “Apple po sigurohet që iMessage të mbetet konkurrues me WhatsApp dhe aplikacionet e tjera të mesazheve.”, duke theksuar se kompania do të shtojë opsionet “Edit” dhe “Undo Send”.
Apple shpjegoi: “Përdoruesit mund të modifikojnë ose fshijnë mesazhet e dërguara së fundi, të rikuperojnë mesazhet e fshira së fundi dhe t’i shënojnë bisedat si të palexuara në mënyrë që të mund të kthehen tek ato më vonë’.