Moderatorja Fiori Dardha ka bërë celebrimin me partnerin e saj prej vitesh, Donard Hasani. Moderatorja dhe regjisori mbajtën një dasmë madhështore disa vite më parë, por nuk ishin të martuar ligjërisht. Dje, ata kanë lidhur kurorë përgjithmonë me njëri-tjetrin.
Fiori ka ndarë disa fotografi nga ceremonia e thjeshtë me familjarët e tyre. Ata kanë vendosur të bëjnë celebrimin në një ditë speciale për regjisorin pasi feston 50-vjetorin e lindjes. “Dasmë PO! Fëmijë PO! Celebrim?! Mukajeti na kishte lënë pa u martuar ligjërisht… 😊
5 vite pas dasmës, mbrëmë, në 50 vjetorin e bashkëshortit, vendosëm të jemi bashkë edhe në certifikatën familjare. Tashmë, jemi edhe ligjërisht burrë e grua! 🙏🧿 P.S: vendosa të mbaja mbiemrin tim!“, ka shkruar ajo.