Të rriturit që flenë vetëm gjashtë orë mund të jenë në rrezik më të madh të dehidrimit sesa ata që flenë më gjatë, sipas një studimi të publikuar në Sleep. Gjetjet sugjerojnë se disa nga simptomat e gjumit të pamjaftueshëm, si lodhja, shikimi i paqartë dhe dhimbje koke në mëngjes, mund të jenë për shkak të dehidrimit.
Studiuesit shikuan rrezikun e dehidrimit në rreth 20,000 të rritur në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë. Në të dyja popullatat, ata që raportuan se flinin gjashtë ose më pak orë kishin një rrezik deri në 59% më të lartë të dehidrimit krahasuar me ata që flinin shtatë deri në tetë orë rregullisht.
Studiuesit supozuan se gjetja mund të pasqyrojë ritmin e natës të një hormoni të quajtur vazopresinë. Është një hormon anti-diuretik që luan një rol të rëndësishëm në homeostazën dhe në rregullimin e ujit, glukozës dhe kripërave në gjak.
Gjatë gjumit, gjëndra e hipofizës në tru përdor vazopresinën për të sinjalizuar veshkat që të mbajnë lëngun në trup në vend që ta kalojnë atë përmes urinës.Normalisht, gjëndra e hipofizës lëshon më shumë vazopresinë më vonë gjatë ciklit të gjumit, kështu që nëse një person zgjohet herët, ky cikël ndërpritet dhe më pak hormon arrin në veshka në kohë.
Pra, zgjidhja më e mirë është të flini më shumë. Por nëse nuk mundeni, sigurohuni që të pini të paktën një gotë të plotë ujë sapo të zgjoheni, në mënyrë që trupi juaj të qëndrojë i hidratuar.