Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Nuk po na vret koronavirusi, por po vrasim veten!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Uncategorized > Nuk po na vret koronavirusi, por po vrasim veten!
Uncategorized

Nuk po na vret koronavirusi, por po vrasim veten!

Last updated: August 13, 2020 20:25
5 Min Read
SHARE

Nga Gurjan Doçi

Që kur është shënuar zyrtarisht rasti i parë me koronavirus, dita e sotme ka arritur kulmin me numrin më të madh të të infektuarve, 154 raste të reja.

Pak ditë më parë, një shifër e rëndësishme u kalua pa i dhënë rëndësinë e duhur.

Lexo edhe:

Sara nuk ndalet më kaq, bën veprimin e radhës në raport me Drilonin
Imiton Gjestin, por për kë bën tifo Gaz Paja në Big Brother Vip?!
Horoskopi 19 prill 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Ja kur rikthehet ora verore! Akrepat do të lëvizin një orë përpara

Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, d.m.th. brenda 6 muajve.

Çdo ditë pa raportohet se spitalet janë drejtë mbushjes së plotë, çka do të çonte sistemin shëndetësor drejt kolapsit.

Një 29-vjeçar i infektuar me koronavirus, mëngjesin e ditës së sotme i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit ‘Shefqet Ndroqi”, ku edhe po kurohej.

Nuk janë shumë të qarta deri tani motivet ekstreme të 29-vjeçarit, por dyshimet të çojnë se ai këtë veprim e kishte marrë në kushte depresive.

Që nga fillimi i pandemisë më shumë se 800 persona kanë humbur jetën në botë si pasojë e dezinformimit në media, kryesisht duke provuar ilaçe dhe mënyra popullore për të shëruar apo për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Duke i bërë bashkë të gjithë këto, duket se vendi ynë po shkon drejt dështimit për të përballuar këtë pandemi, që pak muaj më parë as nuk e imagjinonim dot.

Marsi dhe prilli, ishin muaj shumë të rëndësishëm që mundëm t’i menaxhonim me sukses, si nga ana e qeverisë epo ashtu edhe njerëzit, të cilët ishin të bindur në respektimin e rregullave dhe urdhrave të institucioneve shtetërore që po menaxhonin situatën me COVID-19.

Problemi nisi me hapjen që u bë në muajit në vazhdim, e këtu si qeveria u tregua e paaftë për të qenë e qartë dhe deri detyruese në respektimin e distancimit fizik dhe rregullave të tjera mbrojtëse.

Pas fillimit të aktivitetit që mbeti pezull, njerëzit harruan se për çfarë ishin mbyllur brenda për disa muaj, e filluan jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Kudo shikon njerëz që nuk mbajnë maska, madje as në ambiente të mbyllura.

U rikthye fuqishëm mënyra e takimit që kemi ne si ballkanas, që nuk ta lëshojmë dorën pa të dhënë më shumë se 4 puthje në faqe.

Dhe më e frikshme është se shumë njerëz filluan të mendonin se virusi është një gënjeshtër, nuk ekziston e po përdoret për qëllime të zeza, e këto mendime u amplifikuan nëpër rrjete sociale.

Umberto Eco, shkrimtar e semiolog i famshëm italian, në një shkrim të vitit 2015 kishte paralajmëruar me të madhe problemin që kanë shkaktuar rrjetet sociale.

“Po të pranojmë se në shtatë miliardë njerëz që banojnë planetin, ka një dozë të pashmangshme budallenjsh, shumë prej tyre një herë e një kohë ua komunikonin përçartjet të afërmve ose shokëve në lokal – e kështu opinionet e tyre mbesnin të kufizuara tek një rreth i ngushtë njerëzish. Tani një sasi e konsiderueshme e këtyre personave ka mundësinë t’i shprehë mendimet e veta në rrjetet sociale. Si rrjedhim, këto opinione arrijnë dëgjues të shumtë, e ngatërrohen me shumë të tjera të shprehura nga persona të arsyeshëm.” –shkruante Umberto Eco.

Problemi më i madh tani në Shqipëri nuk është virusi, por janë budallenjtë, të cilët mbushin rrjetet sociale me teori nga më të ndryshme konspirative.

Disa prej tyre thonë që virusi nuk ekziston dhe shifrat që jep çdo ditë Ministria e Shëndetësisë janë sajesa të tyre për qëllime që as vetë ata nuk dinë t’i thonë.

Të tjerë shkojnë deri aty që thonë se nuk do të pranojnë të bëjnë vaksinën ndaj koronavirusit, pasi aty do të na fusin ‘çip’ dhe do të na kontrollojnë.

Të gjitha këto teori, që për fatin e keq i dëgjojmë edhe në media apo të amplifikuar në rrjete sociale, po bëjnë gjithnjë e më shumë që njerëzit të jenë me dashje neglizhentë ndaj udhëzimeve për distancim fizik dhe mbajtjen e maskave.

Kjo ka bërë që shumë persona të infektohen e të humbin jetën vetëm pse janë treguar më pak të vëmendshëm duke dëgjuar teoritë konspirative në rrjete.

E këtu, ka dështuar edhe qeveria, e cila duhet të ishte dhe duhet të jetë më e ashpër ndaj personave që nuk tregojnë kujdes në mbajtjen e maskës e ndoshta edhe ndëshkues ndaj njerëzve që u ka marrë koka erë e thonë që virusi nuk ekziston.

Tani jemi në dorën e virusit si asnjëherë më parë.

Dafina Zeqiri reagon ashpër ndaj kritikave në rrjet

Xheneta hynë në ‘BBVA’, e papritur si reagon Gjesti

Është koha që të jeni më konkret, parashikimi i horoskopit për ditën e sotme

“Më doje më shumë se veten”/ Mesazhi prekës i Unikkatilit për vëllanë

Viktima e parë e shtetit Bektashi? Vdekja misterioze e Baba Nikollarit dhe fati i teqeve të Jugut

TAGGED:Gurjan dociKoronavirusi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Më seksi se kurrë! Inis Gjoni pozon e zhveshur nga plazhi dhe ‘çmend’ rrjetin (VIDEO)
Next Article Do ketë dhe reshje shiu, ja në cilat zona! Parashikimi i motit për ditën e sotme
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shtatzënë për herë të parë? Xheneta rrëfen të vërtetën, flet troç dhe për operacionet plastike
Të famshëm
May 19, 2025
Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit
Politikë
May 19, 2025
Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
Politikë
May 19, 2025
Ulin kolesterolin dhe ju mbrojnë nga diabeti, ja përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i qershive
Shëndeti
May 19, 2025

Lexo edhe:

Uncategorized

U takua me Parashqevi Simakun, trondit Arjan Curri:Po hesht… por ajo ishte rëndë, ka histori tragjike

January 14, 2025
Të famshëmUncategorized

Kush është më shumë diplomate? Eno Popi zbulon detaje që nuk i dinim për Xhemin dhe Arbanën

January 10, 2025
Të famshëmUncategorized

Parashqevia merr vendimin e madh pas takimit me ish-burrin dhe djalin: “Deri sa të vdes do te…” (Video)

January 4, 2025
IntervistaKulturëTë famshëm

“Këngët e Parashqevi Simakut kanë gjeneruar mijëra euro”, Aldor Nini zbulon shifrën! Kush i ka marrë?

December 29, 2024
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?