Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Drama e shqiptarit në Britani, si u detyrua të punonte si “kopshtar” në një fermë kanabisi
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Drama e shqiptarit në Britani, si u detyrua të punonte si “kopshtar” në një fermë kanabisi
Aktualitet

Drama e shqiptarit në Britani, si u detyrua të punonte si “kopshtar” në një fermë kanabisi

Last updated: November 20, 2021 08:31
4 Min Read
SHARE
Banner

Policia britanike ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar në Uells, i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin Aldjon Musollari, i cili sipas mediave britanike ishte transportuar ilegalisht në Uells nga një grup i krimit të organizuar me qëllim që të punonte si “kopshtar” në një “fermë kanabisi”.

Ambienti i cili ishte shndërruar në fermë të sofistikuar kanabisi kishte qenë më parë zyrë postare.

Lexo edhe:

Air Transat rikthehet më 8 maj 2027, shtohen fluturimet direkte Tiranë–Toronto
Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan
Mos i lini në prizë gjatë natës! Pajisjet që kërkojnë kujdes të veçantë
Albatros Rexhaj/ Kush ka frikë nga shtriga?

Plantacioni i kanabisit ishte në pronësi të një grupi të organizuar kriminal.

Aldjon Musollari u kap nga policia teksa po dilte nga plantacioni i kanabisit me vlerë rreth 100 mijë paund.

Muret e ish-postës ishin të veshura me pllaka gipsi dhe të mbuluara me fletë plastike, gjithashtu ishte instaluar një sistem ndriçimi për mbarëvajtjen e rritjes së bimëve të kanabisit.

Në banesë u gjetën transformatorë të energjisë elektrike, thasë me plehra dhe një sistem ujitjeje hidroponik i lidhur në banjën e katit të sipërm.

Ata që ndërtuan fermën e kanabisit kishin hapur gjithashtu një vrimë në tavan dhe kishin vendosur shkallë që bënin të mundur aksesin nga dhomat e banimit te zona e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjykata e Kurorës në Swansea tha se kur policia ndaloi Musollarin, ai u përgjigj: “Unë nuk flas anglisht. Jam pa pasaportë. Jam emigrant ilegal.”

34-vjeçari shqiptar u tha oficerëve të policisë se ai kishte hyrë në territorin britanik me një kamion që ishte nisur nga Belgjika rreth gjashtë javë më parë.

Ai tha se kishte punuar në ndërtim në Liverpool dhe më pas udhëtoi për në Cardiff ku kaloi një javë duke jetuar rrugëve deri në momentin që iu afruan dy burra, të cilët e çuan në Ammanford dhe e mbajtën në banesën e tyre.

Musollari pranoi akuzat për kultivim të kanabisit, ndërkohë që ai nuk rezulton me asnjë dënim të mëparshëm.

Avoakati i shqiptarit, Matt Murphy, tha se duke pasur parasysh nivelin e lartë të papunësisë dhe varfërisë në Shqipëri, klienti i tij shfrytëzoi rastin për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për t’u angazhuar në kultivimin e kanabisit në mënyrë që të siguronte të ardhura për gruan dhe prindërit e tij në vendlindje.

Për shkak të pranimit të akuzave, shqiptarit iu ul një e treta e dënimit dhe ai u dënua me 20 muaj burg. Ai do të qëndrojë në paraburgim për gjysmën e kësaj periudhe, ndërsa pjesën e mbetur të dënimit do ta kalojë jashtë qelisë duke shërbyer në komunitet.

Ky nuk është rasti i parë ku të rinj shqiptarë detyrohen të largohen nga vendi për shkak të varfërisë dhe papunësisë, duke u futur në borxhe me trafikantët që t’u mundësohet mbërritja në “Tokën e Premtuar”, e më pas ata detyrohen të punojnë në “shtëpi bari” që të shlyejnë borxhin ndaj trafikantëve.

Janë të panumërta rastet ku shqiptarët përjetojnë drama të tilla rrugëve të Europës.

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki. Voton pro edhe Braçe
Jared Kushner reagon për investimin në Zvërnec
Krimi i rëndë/ Zbulohen 320 tonë pluhur toksik, si Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme
Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Gruaja më e vjetër në botë, qeveria pension të posaçëm për nënë Qamilen
TAGGED:kanabisshqiptar

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Njihuni me 4 arsye të rëndësishme përse duhet t’i konsumoni rregullisht lajthitë
Next Article Pse Klodian Çalamani vrau 8 vjeçarin në Fier? Gazetari i njohur zbulon një version të ngjarjes që nuk kemi dëgjuar më parë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lori Hoxha anulon festën e përvitshme të Top Channel për shkak të protestës
Të famshëm
October 14, 2026
U largua nga Top Channel, Jul Deda së shpejti në një projekt me Arbana Osmanin
Të famshëm
October 13, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
October 13, 2026
Horoskopi 13 tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
October 13, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!

October 7, 2026
Aktualitet

“Gjykata e Lartë kreu vepër penale” – Avokati i gjyqtarit Luan Daci: Gjykata Evropiane ka konstatuar shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane

October 7, 2026
Sociale

Gruaja lind fëmijën e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ja emri i veçantë

October 6, 2026
Ekonomi

“Na kanë vjedhur lekët”, Raiffeisen Bank pranon incidentin masive të llogarive: Ishte e përkohshme

October 5, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?