Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Njihuni me 4 arsye të rëndësishme përse duhet t’i konsumoni rregullisht lajthitë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Njihuni me 4 arsye të rëndësishme përse duhet t’i konsumoni rregullisht lajthitë
Shëndeti

Njihuni me 4 arsye të rëndësishme përse duhet t’i konsumoni rregullisht lajthitë

Last updated: November 20, 2021 08:24
2 Min Read
SHARE
Banner

Lajthitë janë ndër arrorët më të shëndetshëm për organizmin e njeriut. Popullariteti i tyre nuk shuhet kurrë si pasojë e shijes së parezistueshme. Janë të vogla, por bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Shqipëria është e bekuar me pemishte lajthish nga Veriu në Jug dhe nga Perëndimi në Lindje. Zonat më prodhimtare të lajthive shqiptare janë Mati, Bulqiza, Dibra, Përmeti dhe Berati, por i gjejmë edhe në Vlorë dhe Pogradec.

Lajthitë janë të pasura me proteina dhe vitamina. Përdorimi i tyre nuk është i limituar në kuzhinë, por shkon përtej e si rrjedhojë, përfitimet janë të panumërta. Ku ka lajthi ka shëndet të mirë. Kemi identifikuar vlerat më të rëndësishme të lajthisë për trupin e njeriut.

Lajthitë Për Imunitetin
Lajthitë janë të pasura me antioksidantë të cilat mbrojnë qelizat nga stresi oksidues. Antioksidantët përmbëjnë linjën e parë të mbrojtjes së imunitetit. Shumica e këtyre antioksidantëve janë të përqendruara në shtresën e hollë që vesh brendësinë e frutit të thatë. Niveli i këtyre antioksidantëve ulet ndjeshëm nëse lajthia piqet.

Lajthitë Për Zemrën
Antioksidantët ulin nivelet e inflamacionit në trup dhe mbi të gjitha ato të kolesterolit të keq. Kësisoj, lajthitë kanë aftësinë të normalizojnë tensionin e gjakut dhe të mirëmbajnë shëndetin e zemrës.

Lexo edhe:

Ethet e Nilit Perëndimor/ Si transmetohet, simptomat dhe kush rrezikon më shumë
Sa kafe është mirë për shëndetin? Çfarë tregojnë studimet e reja
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni
Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?

Kundër Tumoreve
Studimet thonë se konsumi i lajthive është i dobishëm kundër kancerit të zorrës së trashë. Megjithatë, prania e larmishme e vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve i bën lajthitë ndër arrorët më mbrojtës të organizmit kundër sëmundjeve të tjera kancerogjene.

Lajthitë Për Uljen e Sheqerit Në Gjak
Disa studime thonë se lajthitë në veçanti dhe arrorët në përgjithësi mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Kjo i atribuohet pranisë së acidit oleik që gjendet me shumicë tek lajthitë Në këtë mënyrë, lajthitë janë të rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Megjithatë, si në çdo rast tjetër, edhe konsumi i lajthive duhet të jetë i kujdesshëm./AgroWeb

Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre
Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi
Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë
TAGGED:lajthi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Mos u merr me thashetheme”, pas debatit me Arjolën, Einxhel i kthehet Monikës
Next Article Drama e shqiptarit në Britani, si u detyrua të punonte si “kopshtar” në një fermë kanabisi

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Olsa Muhameti tregon kur do të nisë Big Brother Vip Kosova këtë sezon
Tv Shows
August 30, 2026
Horoskopi i shtatorit/ Ja shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, para dhe karrierë
Horoskopi
August 30, 2026
Ja 3 mënyra të shpejta për të rregulluar flokët kur jeni me nxitim…
Të famshëm
August 30, 2026
Big Brother VIP Albania nis më herët këtë vit? Ja detaji që nxiti dyshime
Tv Shows
August 30, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Përtej diagnozës së mjekut …

July 1, 2026
Shëndeti

Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?

June 30, 2026
Shëndeti

Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës

April 29, 2026
Shëndeti

Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

April 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?