Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Historia e trishtë e Sharon Stone. Kjo është arsyeja pse ajo u zhduk nga skena në kulmin e karrierës
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Historia e trishtë e Sharon Stone. Kjo është arsyeja pse ajo u zhduk nga skena në kulmin e karrierës
Të famshëm

Historia e trishtë e Sharon Stone. Kjo është arsyeja pse ajo u zhduk nga skena në kulmin e karrierës

Last updated: October 28, 2021 23:13
4 Min Read
SHARE
Banner

Sharon Stone është një nga aktoret më të njohura amerikane. E njohur edhe si ikonë e bukurisë së përjetshme, si femra që nuk plaket kurrë, ajo bëri një shkëputje të papritur nga kinematografia pikërisht në kulmin e karrierës së saj. Por pse ndodhi një gjë e tillë? A ishte një zgjedhje e detyruar kjo për aktoren e famshme?

Sharon Stone pësoi hemorragji cerebrale, një gjendje emergjence mjekësore, e cila ka një shkallë të lartë vdekshmërie në rast se nuk ndërhyhet me shpejtësi. Ndërkohë aktorja u paraqit në spital në ditën e pestë të hemorragjisë, pra shumë me vonesë.

Nga gjithë aksidentet cerebrovaskulare hemorragjike, si rasti i Sharon Stone, rreth gjysma nuk arrin të mbijetojë. Ditën që ajo kishte dhimbjen më të madhe të kokës, u mbështet tek regjizori i saj dhe ra përtokë. Nga ai moment nuk mbante mend asgjë, derisa mbërriti në urgjencë ku telefonoi të ëmën e saj për t’i thënë se ishte në urgjencë dhe do të futej në sallën e operacionit për shkak se kishte pësuar hemorragji cerebrale (të tipit subaraknoidal, më të rrezikshmin). Dhe gjatë gjithë kohës, gjithçka që arrinte të shihte, ishte vetëm dritë e bardhë.

Lexo edhe:

Kreshnik Spahiu shpërthen ndaj burrave shqiptarë: Janë injorantë, vishen si arabë
Rikthehet Saimir Tahiri, ish-ministri ‘kampion’ paralajmëron rrëfime dhe dëshmi
Nga politikani te analisti, gazetari zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?
Emra Brah vjen me “Shpirti”, pas hiteve dhe bashkëpunimeve të suksesshme

Në luftë me jetën, Sharon Stone rrëfen se kishte vetëm një arsye për të jetuar, më të fortën, të jetonte pranë të birit të saj. U zgjua pas operacionit që shkoi me sukses, por iu desh të mësonte nga e para të ecte, të dëgjonte, të shkruante dhe të fliste. Gjithçka nga e para. Dhe ndërkohë që bënte gjithë këto, brenda dy viteve nga hemorragjia cerebrale, bashkëshorti i saj u nda nga Sharon Stone, u lidh me të dashurën e tij dhe e hodhi atë në gjyq për kujdestarinë e djalit.

“Nuk isha as e fortë dhe as e aftë të shkoja përherë në gjyqe për të luftuar për kujdestarinë e tim biri. Në ato momente, gjithçka që mendoja ishte se isha një dështim. Familja ime nuk ekzistonte më, karriera ime ishte shkatërruar, djalin ma kishin marrë… “, janë fjalët që Sharon Stone ka thënë në një intervistë të asaj kohe.

Ajo që mësoi aktorja prej kësaj periudhe, ishte se duhet ta linte gjithçka pas. Çfarë kishte humbur, e konsideronte të humbur, përveç djalit të saj. Lotët e derdhur në atë situatë i shërbyen për t’i dhënë forcën e duhur për të luftuar me padrejtësinë që po i bëheshin. Mirëpo kjo gjë kërkonte kohë për aktoren. U deshën rreth 7 vite të shërohej plotësisht nga hemorragjia cerebrale e pësuar, si dhe të fitonte kujdestarinë e të birit.

Tashmë ajo ka tri fëmijë, njërin biologjik dhe dy të birësuar. Sharon i është rikthyer gjithashtu karrierës së saj dhe njëkohësisht, është përfshirë edhe në shumë fushata të lidhura me AIDS. Ajo ka investuar dhe ka mbledhur fonde kundër AIDS, si dhe për kërkime shkencore lidhur me këtë sëmundje, pikërisht sepse donte ta përdorte famën e saj për diçka në të mirë të njerëzimit.

“Nga këto eksperienca, gjithçka u bë më e mirë për mua. Unë mendoj nuk ka rëndësi se si bie, por se si ngrihesh pas çdo sfide”, – ka thënë aktorja e njohur.

Xheneta Fetahu aksidentohet në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar
Ronela Hajati prek me rrëfimin e saj: Kam buzëqeshur edhe pse isha pa gjumë nga të qarat
Jonida Maliqi flet për marrëdhënien me ish-banorin e “Big Brother VIP 5”: Më kthen fëmijën që kam brenda
Elijona dhe Klodi i japin fund lidhjes, ja lëvizja e fundit që vulosi gjithçka
Këngëtari shqiptar rrëfen çfarë i kanë thënë ish-krerët e UÇK-së gjatë takimit
TAGGED:sheron stone

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Reagon për herë të parë Mark Zuckerberg, shpjegon arsyet pse ndryshoi emrin e Facebook në Meta: Ja çfarë kuptimi ka kjo fjalë për mua!
Next Article Në punë po vijnë të reja të rëndësishme për këtë shenjë, mësoni surprizat që yjet kanë rezervuar për ju

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Zjarri shkrumbon dy banesa në Laprakë, nëna me katër fëmijë mbetet në qiell të hapur
Aktualitet
September 28, 2026
Si do të ndryshojë gjendja financiare dhe dashuria për secilën shenjë të zodiakut nga tani deri më 4 tetor
Horoskopi
September 28, 2026
Mot me diell, rriten temperaturat e mesditës
Moti
September 28, 2026
Horoskopi 28 shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
September 28, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

E papritur/ Ledri dhe Xhensila në krizë? Ja detaji që ngjalli dyshimet për ndarjen e tyre

September 19, 2026
Të famshëm

Vëllai i Gerti Bogdanit kujton ish-deputetin dy vite pas vdekjes: Dritë të pastë shpirti, vëlla

September 19, 2026
Të famshëm

Marin bëhet sërish baba, partnerja zbulon shtatzëninë e mbajtur të fshehtë për 9 muaj pas humbjes së foshnjës

September 18, 2026
Të famshëm

Si është raporti me Selin? Ish-banorja e Big Brother Vip flet ‘pa doreza’

September 18, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?