Tuesday, December 24, 2024

“Nuk mund të rezistoj më shumë”- 37-vjeçari në “hall”, fqinja i kërkon të kryejnë marrëdhënie seksuale, por…

Rubrika “Dear Deidre” e “The Sun” këtë herë sjell historinë e një djali 37-vjeçar, i cili ka humbur pothuajse çdo gjë e si rezultat ka shkuar në shtëpinë e vëllait të tij, aty ku jeton dhe nëna.

Mirëpo, një fqinje 40-vjeçare ka shprehur hapur pëlqimin ndaj tij e tashmë i kërkon të kryejnë marrëdhënie seksuale, por ai druhet se kjo gjë do ta shqetësojë shumë nënën e tij nëse ajo e mëson situatën.

Po luaj një lojë të rrezikshme me fqinjën time. Kemi shkëmbyer disa puthje pasionante dhe po bëj çmundem për t’i rezistuar që të shmang tradhtinë, por nuk mendoj se jam kaq i fuqishëm.

Jam një djalë beqar, 37 vjeç, dhe u zhvendosa në shtëpinë e vëllait tim kur humba vendin e punës. Nëna ka jetuar aty për vetëm 3 vite, prandaj mezi i njihja fqinjët, por kemi biseduar gjatë kohës së pandemisë.

Kemi ngjitur me shtëpinë një çift që ka tre fëmijë. Ai është 42 vjeç, ndërsa gruaja e tij 40 vjeç.

Një mbasdite, gjatë kohës që bashkëshorti i saj ishte në punë dhe fëmijët tek shtëpia e një shoku, ajo më ofroi një birrë. Pas kësaj, më dhuroi një puthje në buzë. Isha i surprizuar, por reagova instinktivisht duke i kthyer puthjen. Kjo më dha shumë emocione, dhe bësoj se ndodhi për shkak të situatës së rrezikshme në të cilën ndodheshim.

‘Kam muaj që pres ta bëj këtë gjë’,- më tha. Isha i shqetësuar se nëna ime do të na shihte, prandaj pasi shkëmbyem disa fjalë, shkova menjëherë brenda. Nëna po shihte TV dhe nuk dinte asgjë rreth asaj që sapo kishte ndodhur.

Pas disa javësh u takova sërish me fqinjën dhe më tha hapur se martesa e saj kishte marrë fund dhe se nuk kryenin marrëdhënie seksuale. Po atë natë vendosëm të dilnim në një klub nate për të pirë disa gota. Kjo grua është me të vërtetë seksi! Edhe pse më ka parë në gjendje jo të mirë si fizike, ashtu edhe emocionale, sërish ka shprehur pëlqim ndaj meje.

Kemi disa javë që takohemi në fshehtësi. Këtë javë më tha se familja e saj do të largohet, por ajo nuk mund të shkojë për shkak të punës. Më kërkoi që të shkoja tek ajo. Por nuk di se çfarë të bëj.

“Dear Deidre” thotë:

Mos shkoni. Do ta vështirësoni më shumë jetën tuaj dhe do të prishni marrëdhënien që keni me nënën nëse gjithçka zbulohet.

Nëse martesa e kësaj gruaje ka marrë fund, atëherë ajo nuk duhet ta anashkalojë situatën, por duhet të flasë me bashkëshortin e saj dhe me fëmijët.

Nëse vazhdon të këmbëngulë që ju të shkoni ta vizitoni, thuajini se nuk jeni personi tek i cili vajzat mund të shkojnë për ngushëllim apo thjesht për t’u argëtuar. Jepini kurajo që të shkojë të këshillohet së bashku me partnerin tek specialistët e çifteve, nëse gjërat mes tyre janë vërtet aq keq.

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles