Brikena Selmani duket se ka dhënë një tjetër sinjal për ndarjen nga Mateo. Këtë herë, përmes një njoftimi drejtuar ndjekëseve të saj, ajo ka kërkuar dikë që të marrë përsipër kujdesin për qenushen që i ishte dhuruar nga fansat.
Në mesazhin e publikuar, Brikena shpjegon se kohët e fundit ka shumë lëvizje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë, si dhe angazhime të shumta me punën. Ajo thekson se tashmë jeton vetëm dhe nuk e ka familjen pranë, ndaj e ka të vështirë të kujdeset për qenushen siç duhet.
“Duke qenë se tani jam vetëm, nuk kam as familjen këtu, po e kam shumë të vështirë të kujdesem për të siç duhet”, shkruan ajo, duke shtuar se nuk dëshiron që kafsha të vuajë nga mungesa e vëmendjes dhe kujdesit.
Brikena shprehet gjithashtu e gatshme të ndihmojë financiarisht personin që do ta marrë qenushen, duke theksuar se për të më e rëndësishme është që ajo të ketë gjithçka që i nevojitet dhe të jetë e lumtur.
Njoftimi merr një tjetër kuptim edhe në kontekstin e zhvillimeve të fundit në raportin e saj me Mateon. Kujtojmë se ditët e para pasi mori qenushen, Brikena kishte publikuar fotografi me të, ku shfaqej edhe në shoqërinë e familjarëve të Mateos. Ndërkohë, së fundmi dyshja kanë fshirë fotografitë e përbashkëta dhe kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve.
