60 milion lekë kërkon shteti shqiptar nga 12 protestues të cilët dyshohen për dëmtimin e instalacionit kërpurdha në oborrin e Kryeministrisë.
Ky proces po zhvillohet në Gjykatën Civile Tiranë, e është i bazuar në parimin kush dëmton paguan.
Këtë e bëri të ditur avokati dhe juristi Indrit Sefa në studion e emisionit FactCheck në MCN TV. Sipas Sefës padia është pagim dëmi solidar ndaj 12 shtetasve ndërsa ndiqet nga Avokatura e Shtetit.
Pak ditë më parë qeveria shqiptare edhe për protestat aktuale të studentëve nisur prej 15 ditësh miratoi aktin normativ kush dëmton paguan.
Po përtej faktit të këtij procesi që zgjat prej vitesh gjykata ende s’ka dhënë një vendim final se kush prej 12 të paditurve duhet të dëmshpërblejë qeverinë për kërpudhën.
Kërpudha u dëmtua përgjatë protestave të 2019-2020 mbajtur asokohe nga ish-opozita e drejtuar nga Lulzim Basha.
