Tuesday, December 24, 2024

Elvana Gjata ndan me fansat fotot pasi hoqi unazën e fejesës

Këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata, së fundmi duket se ka dalë hapur pro feminizmit me publikimet e saj në “Instagram”, ku bashkë me fotot e bukura ndau dhe një status dedikuar femrës.

E kështu nuk kishte si të mungonte një postim plot kuptim në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. E veshur me një xhaketë të zezë burrash dhe me një kurorë lulesh në kokë, që simbolizojnë pranverën, Elvana zgjodhi 8 Marsin për të deklaruar statusin e saj të ri pas ndarjes së përfolur nga Ervin Mata.

Ndërsa pozonte si modele e vërtetë dhe mbante një mandarinë në duar, ra në sy mungesa e unazës së fejesës. Kështu, ajo u prezantoi statusin e ri miqve dhe ndjekësve të shumtë, që sidomos këto kohët e fundit janë bërë edhe më shumë kuriozë për jetën e saj private.

Bashkë me fotot artistike, Elvana shkruante dhe një status në lidhje me gratë që e kanë frymëzuar në jetë.

“Për të gjitha gratë që më kanë mësuar respekt, ndershmëri dhe përulësi! Për të gjitha gratë që më frymëzuan, ndryshojnë jetën e tyre, krijojnë një ndryshim, flasin për të tjerët! Unë kam shumë ‘SHEroes’. Kush është gruaja më frymëzuese në jetën tënde dhe pse?”, pyeste ajo ndjekësit

Elvana Gjata shfaqet me këtë qëndrim pro gruas, pasi ka publikuar këngën e saj të re me titull “Thirr”, ku ditën e 34-vjetorit ajo u shfaq zemërthyer dhe e vetmuar me një gotë vere, ndërsa i këndonte ndarjes.

Ndërkohë, ndjekësit e saj besnikë sollën fakte që lidhen me jetën private të artistes, duke u shprehur se kënga e re e Elvanës që e ka shkruar vetë ka nota autobiografike. Në vargjet e këngës së shkruara nga vetë ajo, këngëtarja flet për historinë e dhimbshme të dashurisë, për një person që Elvana e ka thirrur, e ka pritur, por që ai s’e ka dashur kurrë.

Ndërsa në klip, ajo shihet e vetmuar teksa pret me një gotë vere të kuqe pranë zjarrit. Nën titullin “Thirr”, në bashkëpunim me Darko Dimitrov, këngëtarja tregoi se nuk ka ndërmend t’u largohet baladave, kësaj here me një histori dashurie që ka mbaruar.

Elvana Gjata ndan me fansat fotot pasi hoqi unazën e fejesës

E me sa duket, Elvana do ta kthejë në traditë publikimin e këngëve për ditëlindje, pasi 3 vite më parë ajo festoi me prezantimin e një albumi shumë të veçantë në bashkëpunim me Pirro Çakon. Por le të kthehemi te “Thirr” dhe “zjarri” i shuar në shpirt e mesazhi i koduar që këngëtarja solli me këtë këngë.

Kënga mban vulën e Dimitrov, ndërkohë që teksti dhe melodia janë të shkruara nga vetë këngëtarja, gjë që i dha akoma dhe më shumë nota personale. Për klipin, Elvana ishte treguar minimaliste, duke publikuar vetëm një “lyrics video”, ku shfaqej e vetme pranë një gote vere.

Në fund të videos shkruhej: “Loading” dhe më pas shfaqej data “03.2021”. Në formatet e shkrimit të datave, në fakt shkruhen gjithmonë ose muaji dhe viti, ose dita dhe muaji, ose të treja bashkë, gjë që na bën të dyshojmë se “Thirr” nuk do të jetë projekti i fundit i Elvanës për këtë vit.

Nga ajo që shkruhet në klip, duket se në muajin mars këngëtarja ka rezervuar të tjera surpriza dhe zërat se ajo është në përgatitje të një koncerti recital dhe albumi sa vijnë dhe bëhen më të besueshme. Ajo që na mbetet që të bëjmë është të shohim çfarë do të sjellë për ne Elvana Gjata.

“Thirr” duket se është historia personale që Elvana rrëfeu në këngë pas prishjes së fejesës. Elvana Gjata ishte shkëputur nga muzika për pak kohë dhe “Thirr” ishte rikthimi që ajo bëri, ndërkohë që kohët e fundit e kishim parë herë pas here të distancuar dhe nga rrjetet sociale. Në vjeshtën që lamë pas, autorja e këngës “Me tana” na surprizoi duke thyer heshtjen për të postuar disa foto në “Instagram”.

Elvana Gjata ndan me fansat fotot pasi hoqi unazën e fejesës

Elvana mori vëmendje teksa pozonte e veshur me bikini dhe atlete, duke vënë në pah linjat e trupit, për të cilat duket se kishte punuar shumë këto kohë. Për atë rikthim në “Instagram”, por ende në muzikë, nuk munguan dhe komentet e shumta nga fansat e saj, të cilët i bënin pyetje të ndryshme, pasi ishin bërë kuriozë për jetën e saj private, ç’po ndodhte me fejesën?

Duke u nisur dhe nga hiti “A m’don”, nuk munguan edhe komentet apo dyshimet në lidhje me jetën e saj private, dhe si po shkonte historia e saj me biznesmenin Ervin Mata.

Burime pranë çiftit treguan në privatësi se në fakt ata mund t’i kishin dhënë fund fejesës 2- vjeçare, një ndarje që u përpoqën ta mbanin të fshehtë, e që tani po komentohet sërish pas publikimit të këngës “Thirr”. Kjo ishte edhe arsyeja pse Elvana stopoi jetën muzikore dhe u fol se po punonte me “Deejay”-n me famë botërore, Mahmut Orhan.

Dyshimet për duetin lindën pasi ky i fundit publikoi disa foto, që ishin shkrepur në po të njëjtin vend ku dhe Elvana kishte realizuar disa fotografi. Ndërkohë, fansat e saj pyesnin se ç’po ndodhte me jetën private të Elvana Gjatës, e cila që nga zhurma e madhe në dhjetorin e vitit që lamë pas, pasi nuk fitoi festivalin, zhdukej nga rrjetet sociale.

Pasi bëri pauzë duke ngrirë “Instagram”-in e saj, ajo u rikthye në vjeshtën e 2020- ës me ndonjë set fotosh dhe ndonjë mesazh publik, siç ishte seti ku shfaqej në stilin e viteve ’90-të. Shumë prej fansave ngritën dyshime për jetën e saj private që vitin e kaluar, nisur nga disa lajme që po qarkullonin në rrethin e artistëve se ajo mund t’i kishte dhënë fund fejesës me Ervin Matën.

Elvana Gjata ndan me fansat fotot pasi hoqi unazën e fejesës

Edhe këtë herë ajo heshti, ndërkohë që la të kuptohej se gjatë karantinës po punonte për një projekt të ri, duke vazhduar rrugën e saj drejt suksesit ndërkombëtar. Pas largimit e zhgënjyer nga skena e Festivalit të RTSHsë, ku zuri vendin e dytë, ajo zbuloi projektin me të cilin po merrej.

Elvana po përgatitej për të sjellë këngën “One in a billion”, me producentin e famshëm Poo Bear. Lajmi u bë publik nga këngëarja, e cila bëri “repost” postmin e producentit, ku shkruhej: “’One in a billion’, të fokusuar në pasionin tonë. E mrekullueshme të punosh me ty, Elvana!”.

E ndërkohë që u bë e gjallë në rrjetet sociale, në jetën reale Elvana kishte kohë që mungonte. Madje, mungesa e saj u vu re edhe në premierën e filmit “I love Tropoja” të mikut të saj Ermal Mamaqi. Mes shumë të ftuarve VIP ra në sy mungesa e ish-partneres së tij në filmin “Dy gisht mjaltë”.

Po pse po flitet në rrethin e artistëve për prishjen e fejesës së Elvanës me Ervinin, ishshokun e shkollës? Para tri vitesh, Elvana Gjata promovoi albumin e saj me Pirro Çakon, që u konsiderua edhe nata speciale me të ftuar VIP, ku ajo miqtë e saj i prezantoi me të fejuarin, pikërisht Ervin Matën.

Pas eksperiencës dhe punës me emra të mëdhenj të produksionit amerikan të muzikës, këngëtarja Elvana Gjata u rikthye në Tiranë tri vite më parë për të kënduar në mbrëmje në një nga hotelet me emër të kryeqytetit. Artistja kishte përgatitur gjithçka për këtë koncert intim me 120 të ftuar, pikërisht në ditëlindjen e saj të 31-të.

Gjatë koncertit u mbështet në performancat e saj dhe nga kantautori Pirro Çako. Në mbrëmjen “high class” ra në sy prania e të fejuarit të saj dhe prindërve të tij. Kështu, artistja zyrtarizoi lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me një djalë të njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë që bën dhe për biznesin e tij, pasi ka në pronësi një hotel të njohur.

Lidhja e tyre ishte bërë edhe familjare, pasi Elvana konsiderohej si nusja në familjen e tij. Në atë periudhë, këngëtarja investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt e shiti për t’iu përkushtuar karrierës.

Elvana Gjata ndan me fansat fotot pasi hoqi unazën e fejesës

Ndërsa në një intervistë për Ermal Mamaqin, nga shtëpia e saj luksoze në Tiranë, rrëfeu se ndihej me shumë fat me partnerin e saj, të cilin e kishte pasur shok shkolle, por që më vonë erdhën situatat që të dashuroheshin dhe të fejoheshin.

Por, duket se pas katër vitesh lidhje në fshehtësi dhe tri vite fejesë, po qarkullojnë thashetheme të ndryshme rreth prishjes së fejesës, të cilat Elvana i ka ndezur edhe më shumë me këngën e saj të fundit “Thirr”, ku i këndon ndarjes së dhimbshme.

E ndërkohë që më parë në dorën e saj binte në sy unaza e shtrenjë e fejesës, tashmë në fotot e fundit për 8 Mars ajo unazë mungon në duart e artistes. /PanoramaPlus/

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu