Dashi
Mëngjesi nuk premton asgjë të re dhe përkohësisht mund të shënohet një humbje energjie. Gjatë pasdites ju do të jeni plot ide dhe plane të reja. Me shumë lehtësi do të bëni njohje të reja dhe do të bisedoni siç duhet. Kjo është një kohë e mirë për aktivitetet të cilat shtrihen në fushën e letërsisë, mësimëdhënies, përkthimit, programim dhe pikturë.
Demi
Deri në mbrëmje fokusi juaj do të zhvendoset te familja dhe vendbanimi juaj. Atmosfera në familje do të jetë më e rehatshme nëse ju tregoheni të ndershëm dhe të hapur lidhur me shqetësimet tuaja. Gjatë kësaj kohe do të marrë shumë rëndësi biseda rreth faniljes, mysafirëve dhe rinovimeve të mundshme.
Binjakët
Duhet të punoni me përkushtim gjatë pasdites. Gjatë kësaj kohe mendimet tuaja do të marrin formë dhe ju do të keni një kuptim të qartë të asaj që dëshironi. Ky është një moment i mrekullueshëm për një udhëtim të shkurtër si dhe për të nisur një kurs të ri edukativ.
Gaforrja
Gjysma e dytë e ditës do të krijojë kushte për blerje të vogla dhe transaksione financiare. Nëse nuk jeni të kënaqur me gjendjen tuaj materiale ju duhet të rivlerësoni prioritetet tuaja. Aktivitetet e reja dhe lidhjet mund të jenë themel për zhvillimin e ardhshëm të pasurisë dhe karrierës suaj.
Luani
Mëngjesi i 8 prillit nuk rezulton të jetë shumë produktiv, por pjesa tjetër e ditës do të shoqërohet me një progres të shpejtë dhe tendenca të reja. Gjithë të lindurit e kësaj shenje sidomos ata që kanë lindur në korrik do të rezultojnë të jenë shumë më orator, të talentuar dhe të aftë.
