Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka humbur nënën e saj ditën e sotme.
Lajmin e ka bërë publik vetë politikania përmes një statusi në facebook, ku falenderon të gjithë ata të cilët i kanë shprehur ngushëllimet dhe i kanë qëndruar afër në këto momente dhimbjeje për familjen e saj.
Postimi i plotë: Te dashtun miq e dashamires, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmerojne me dhimbje humbjen e nenes se dashtun. Ngushellimi me i mire per ne do te jete nje lutje per shpirtin e Saj. Per shkak te situates, ceremonia e varrimit do te jete krejtsisht private. Falenderojme te gjithe dhe ndjejme afersine tuaj ne kete moment dhimbje per familjen tone.