Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Zbulohet emrat e rinj të “Big Brother”, kush është çifti që pritet të ballafaqohet në ekran pas ndarjes konfliktuale
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Tv Shows > Zbulohet emrat e rinj të “Big Brother”, kush është çifti që pritet të ballafaqohet në ekran pas ndarjes konfliktuale
Tv Shows

Zbulohet emrat e rinj të “Big Brother”, kush është çifti që pritet të ballafaqohet në ekran pas ndarjes konfliktuale

Last updated: December 9, 2023 08:47
7 Min Read
SHARE

Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e “Big Brother Vip Albania”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e spektaklit përmes një postimi në “Instagram”, duke treguar se “BBV” do të startojë në vitin 2024 dhe jo në dhjetor.

Megjithatë, përmes këtij postimi nuk i dhanë më shumë informacione për datën apo muajin që do fillojë ky “reality show”, duke e bërë më kuriozë publikun, të cilit nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të presë edhe disa ditë që të zbulohen detajet e reja. Ndërkaq, në rrjet kanë nisur të përfliten edhe emrat e parë që do të jenë pjesë e kësaj gare.

“Panorama” solli javën e shkuar, edhe emrat e parë që janë konfirmuar tashmë si banorë të kësaj shtëpie. Emri i parë që konfirmohet si banor i “Big Brother” është pikërisht Albi Nako. Koreografi i famshëm i ka thënë po ftesës së produksionit, për të marrë pjesë në këtë reality shoë. Aktualisht Albi është pjesë e “Dancing with the Stars Fan Club”, ku komenton kërcimet e konkurrentëve çdo të dielë, krah Kiara Titos.

Lexo edhe:

Prag finaleje, zbulohet renditja e performancave në Eurovision
Përzgjidhen finalistët e natës së dytë, cilat janë shtetet që konkurrojnë në finalen e Eurovision 2025
Egli Tako rikthehet në ekran, ja ku do e shohim
Incident në Finalen e “BBVA” – Ish banori rrëzohet në skenë gjatë performancës, publikohen pamjet

Një tjetër emër surprizë është ajo e balerinës dhe blogeres, Adel Lami. Prej disa vitesh, Adel ka vendosur të jetojë në SHBA, duke u distancuar disi nga zhurma mediatike e vendit tonë. Duket se Adel këtë herë ka vendosur të rikthehet për publikun, këtë herë si konkurrente e “Big Brother”.

Ndërkaq, një tjetër balerinë që përflitet si konkurrent është edhe ai i Gracianos. Aktualisht, Graciano kërcen me Fifin te “Dancing with the Stars”. Sakaq, emrat e tjerë që janë konfirmuar tashmë janë ai i Romeo Veshajt dhe Olsi Bylykut.

Por, tek Olsi Bylyku bëhet historia edhe më interesante, pasi bëhet me dije se pjesë e garës do të jetë edhe partnerja e tij, Egli Tako. Pasi çifti jetoi për rreth 4 vite një histori të bukur dashurie, ata i dhanë fund, pa shumë shpjegime. Ndërkohë, prej muajsh në rrjet, përfliten detaje nga kjo ndarje, duke aluduar për histori tradhëtish, sherre familjare dhe shumë detaje të tjera. Duket se dy ishpartnerët do t’i rikthehen sërish bashkëjetesës, vetëm se këtë herë me telekamera përpara, për të mësuar kështu më shumë detaje, por pse jo edhe për të pritur një ribashkim mes tyre.

Emra të tjerë që e kanë marrë ftesën për t’u bërë pjesë e spektaklit janë edhe Atalanta Kërçyku dhe Luixhino. Çifti aktualisht janë në garë tek “Dancing with the stars”, ndaj edhe ftesën për t’u bërë pjesë e programit e kanë marrë së bashku. Me gjasa, ky do të jetë edicioni i femrave seksi, pasi ftesë ka marrë përsëri edhe Roza Lati, Lei Kraja, si dhe Adelina Tahiri. Këngëtarja maqedonase duket se e ka pranuar këtë ftesë, ku do të bëhet pjesë e garës, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj. Sakaq, prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se këtë sezon të ri të “Big Brother Vip” nuk do ta prezantojë Arbana Osmani.

Mirëpo në lidhje me këto lajme ka reaguar vetë ajo përmes një postimi në “Instagram”. Ajo duket se iu mbylli gojën të gjitha zërave që sugjeronin se Arbana mund të ishte shkëputur nga produksioni i “BBV3”. Modeartorja thekson se rikthimi në ekran do të jetë i shpejtë, pikërisht aty ku nisi para 25 viteve.

“Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar një pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, te ‘Piramida’”, e mbyll Arbana, duke dashur të mbyllë një herë e përgjithmonë zërat për largimin nga “Top Channel”. Lajmi që bëri konfuz rrjetin, nisi fillimisht nga një miqësi e munguar në “Instagram” mes Ledion Liços dhe Arbana Osmanit, çfarë u interpretua se kjo e fundit ishte hakmarrë, pasi moderatori ia kishte dalë që të merrte drejtimin e formatit të njohur.

Më pas zërat nisën të flisnin se moderimi i “BBVA” mbetej i paqartë, për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompensimin financiar. Çështja është ende e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani, moderatorja e sezonit të ardhshëm. Një emër që mendohet se mund t’i besohet “BBVA-3” është Ledion Liço. Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në “Top Channel”, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që duket sikur vërtetohet edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”.

Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”. Një emër tjetër që po diskutohet është Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing with the stars”. Më herët, Arbana Osmani ishte në qendër të lajmeve rozë edhe për shkak të një krisje të mundshme që u tha se mund të kishte ndodhur me çiftin më të ri të shoëbizz që lindi pikërisht nga “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Me sa duket marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj ka pësuar krisje. Madje, aq e papritur dukej kjo lëvizje e Luizit, sa që edhe vetë çifti nuk e ka kuptuar, deri kur doli lajmi. Kjo për faktin se si Arbana ashtu edhe Edi, vijonin ta ndiqnin, ndonëse ky i fundit i kishte larguar.

Ndërkohë, në komentet e tij në rrjetet sociale, Luizi u shpreh se do ti vinte rradha edhe Efit. Por, kjo e fundit ka vepruar e para. Veç dinamikave që vetë Luizi ka pasur me disa nga ish-banorët, shumë pikëpyetje ngriti pikërisht largimi i Arbanës dhe i Eduartit. Në rrjet komentuesit kanë shkruar se çifti nuk ka qenë asnjëherë pro idesë që këngëtari të vinte si opinionist në edicionin e ardhshëm të “Big Brother”. Ndonëse është ende herët të flitet për pozicionet e reja, ndjekësit kanë pretenduar se është kjo arsyeja.

Pas fitores, Gjesti përballet me të papriturën

Jozi me veprim të papritur, “bëhet” pjesë e finales

‘Big Brother’ nis me probleme, reagon menjëherë Ledioni

Imiton Gjestin, por për kë bën tifo Gaz Paja në Big Brother Vip?!

Pak orë nga finalja/ Produksioni del me njoftim të papritur: “Ndalohet rreptësisht…”

TAGGED:Olsi Bylyku

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari (Tabela)
Next Article Humbja e së ëmës, Eno Popi rrëfen i prekur pengun që i ka mbetur…

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gëzuar ditëlindjen… po pse në mesnatë me krisma?
Aktualitet
June 5, 2025
Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria
Aktualitet
June 5, 2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë
Sociale
June 5, 2025
Në Itali, kontrolli i WhatsApp-it të partnerit dënohet deri në 10 vite burg!
Sociale Teknologji
June 5, 2025

Lexo edhe:

Tv Shows

Ish-konkurrente në edicionin e parë të Ferma Vip, Ditea Berisha merr drejtimin e Ferma Club

April 17, 2025
Tv Shows

Skandali në Big Brother, Jozefin Marku “futet” në Ferma VIP

April 17, 2025
Tv Shows

Ermal Peçi largohet nga RTSH: Programi im u pezullua papritur! Nuk do hesht

April 16, 2025
Tv Shows

“ZHDUKET” Joz Marku! Veprimi befasues i që po i ndodh Jozit në rrjete sociale…

April 15, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?