Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Vrau shtetasen ganeze dhe më pas veten, dalin detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, dyshohet se shkak i krimit u bë…(FOTO)
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Vrau shtetasen ganeze dhe më pas veten, dalin detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, dyshohet se shkak i krimit u bë…(FOTO)
Aktualitet

Vrau shtetasen ganeze dhe më pas veten, dalin detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, dyshohet se shkak i krimit u bë…(FOTO)

Last updated: October 4, 2021 08:06
4 Min Read
SHARE
Demo

Një tjetër krim në familje ka ndodhur këtë fundjavë në vend. Një 31-vjeçare nga Gana u qëllua për vdekje nga i dashuri i saj shqiptar, ndërsa më pas ky i fundit u vetëflijua.

Ngjarja në fjalë ndodhi pasditen e së shtunës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. 31-vjeçarja ganeze me shtetësi franceze kishte mbërritur në Tiranë mesditën e së shtunës, ndërsa kishte rezervuar një apartament me qira ditore në Tiranë, ku do të qëndronte me të dashurin e saj shqiptar 26-vjeçarin nga Dibra, Klinton Pira, i cili pak kohë më par kishte mbërritur nga Anglia. Sipas policisë, pas një sherri në banesë, i riu ka goditur me thikë partneren e tij. Kjo e fundit më pas ka dalë nga banesa për të kërkuar ndihmë, por ka mbërritur pa jetë në spital.

Demo

26-vjeçari i tronditur nga ngjarja është hedhur nga kati i tetë i pallatit duke ndërruar jetë në vend. Gjatë sherrit ai e ka goditur disa herë me thikë partneren e tij ganeze, ndërsa shumica e plagëve janë konstatuar në pjesën e gjoksit. Dyshohet se një nga plagët kanë qenë pranë zemrës, gjë që mund t’i ketë shkaktuar asaj vdekjen. Në banesën ku ajo po qëndronte janë gjetur vetëm rroba. Sipas burimeve, Policia e Tiranës ka ngritur dy pista hetimi për vrasjen e 31-vjeçares ganeze me shtetësi franceze, që u qëllua me thikë të shtunën nga 26-vjeçari Klinton Pira, i cili pas aktit i dha fundit jetës duke u hedhur nga kati i 8.

Lexo edhe:

Autori i vrasjes së Martin Canit dënohet me 16 vite burg, reagon familja e viktimës
A mund të mbahen fëmijët larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, por disa adoleshentë janë një hap përpara
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Sara Mila: Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës!

Grupi hetimor dyshon se çifti ka pasur debate, që janë dëgjuar dhe nga fqinjët për çështjen e dokumenteve angleze që i riu priste të pajisej pas martesës me 31-vjeçaren. Refuzimi i martesës nga ganezja dyshohet se ka bërë që debati mes tyre të degradojë. Por hetimet janë shtrirë edhe në një tjetër pistë, ku mendohet që konflikti të kenë lindur për shkaqe xhelozie. Për këtë arsye, janë marrë në pyetje familjarët e 26-vjeçarit, të cilët e kanë shoqëruar në aeroport viktimën, që vajti për ta marrë 31-vjeçaren nga Gana. Kushëriri i të riut mësohet të ketë thënë në dëshminë përpara policisë se gjatë transportit me makinë nga aeroporti, dy të rinjtë kishin qenë shumë të përzemërt me njëri-tjetrin, duke mos shfaqur asnjë mosmarrëveshje. Për të sqaruar dyshimet, grupi hetimor, është duke këqyrur dy telefonat e çiftit, nga ku pritet të hidhet dritë mbi motivin që çoi në krimin e rëndë.

Krimet në familje

Dy muajt e fundit ka pasur një numër të lartë krimesh në familje në vendin tonë. Një ngjarje e ngjashme ndodhi në Fier, ku ish-bashkëshorti qëlloi për vdekje 23-vjeçaren Sabrina Bengaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Zhupan në familjen e Partizan Bengaj ku Elton Metaj ka shkuar në banesën e ish-gruas së tij dhe pasi e ka nxjerrë jashtë shtëpisë e ka qëlluar për vdekje nga mbrapa me armë zjarri tip automatik. Pas vrasjes së ish-gruas së tij ai është larguar nga vendi i ngjarjes ku është kapur nga policia pas tre orësh nga kryerja e krimit. Ai doli më pas para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ku dhe pranoi krimin.

Në fjalën e tij para gjykatës u shpreh se e donte Sabrinën, ndërsa sa i takon kallashnikovit deklaroi se e mori për vetëmbrojtje pasi ish-vjehrri i tij e kërcënonte. Pak ditë më pas në Divjakë burri qëlloi për vdekje bashkëshorten. Dyshohet se shkak i krimit ishte varfëria.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Euro dhe dollari në rënie, çfarë ndodh me monedhat e tjera?
Skandali me hemodializën e Allajbeut, KLSH: Janë paguar dy herë shërbime për të njëjtin pacient
Detaje nga shpërthimi i bombulës së gazit në një PICERI te “Delijorgji” në Tiranë, plagoset pronari!
Priten reshje bore, policia apel shoferëve: Tregoni kujdes, ka lagështi dhe ngrica në rrugë
TAGGED:Kliton Piravrasje

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Pandora Papers” hap kutinë e sekreteve offshore! Shakira pjesë e “bossave”, që kanë fshehur para
Next Article 18-vjeçarja u vra nga bashkëshorti, modelja e njohur shqiptare: Çohu Malsi, nuk kemi bija me vra

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pas largimit nga Wake Up, Neada Muçaj pjesë e Big Brother? Ja detaji që shtoi dyshimet
Profili i Vipave Tv Shows
December 10, 2025
Momentet e fundit të Shpatit: Vendimi që ka marrë Selvija për publikimin e videove!
Të famshëm
December 10, 2025
Orinda Huta zbulon për herë të parë fitimet nga podcasti: Më shumë se rroga në televizion
Të famshëm
December 10, 2025
Përtej picave dhe makaronave: Kuzhina italiane pret miratimin e UNESCO-s
Vip Travel
December 10, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

Zhvati 1 mln euro , arrestohet biznesmenia e njohur (EMRI)

December 3, 2025
Ekonomi

Euro dhe dollari në rënie, çfarë ndodh me monedhat e tjera?

December 3, 2025
Kulturë

Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e të birit!

December 2, 2025
Ekonomi

Si nis muaji për euron dhe dollarin, a ndryshon kursi?

December 1, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?