Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: U vra, arratis apo e rrëmbyen? Si humbën gjurmët e Ervis Martinajt, çfarë fshihet pas zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > U vra, arratis apo e rrëmbyen? Si humbën gjurmët e Ervis Martinajt, çfarë fshihet pas zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit
Aktualitet

U vra, arratis apo e rrëmbyen? Si humbën gjurmët e Ervis Martinajt, çfarë fshihet pas zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit

Last updated: December 14, 2022 22:44
10 Min Read
SHARE

Ervis Martinaj i njohur si mbreti i lojërave të fatit në Shqipëri, vijon të mbetet i zhdukur dhe fati i tij ende mbetet mister. Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala mbrëmjen e sotme është ndalur pikërisht tek ky rast… Çfarë ndodhi me personazhin e njohur të botës së krimit? U arratis, apo e rrëmbyen dhe e vranë?

Dokumentari- Pjesa e Parë

Asgjë e njohur rreth fatit të tij. Edhe pse kanë kaluar mëse 5 muaj, nga zhdukja e pandriçuar e atij që deri dje njihej si ‘Mbreti i Bixhozit’, Ervis Martinaj vazhdon të jetë i humbur. Enigmat vazhdojnë, ndërsa familja këmbëngul se ai është rrëmbyer dhe vrarë, dhe se pas krimit makabër qëndrojnë njerëz të politikës. Ndonëse kryeministri i la afat, drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për fatin e Martinajt, nuk ka ende një përgjigje. Ndërsa Rrumbullaku që zëvendësoi Gledis Nanon, përsërit refreniin se hetimet për rastin janë në rrugë të mbarë….

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 2 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Kursi i këmbimit 1 qershor 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari
“Do jem deputet në shtator!”Murrizi-Berishës: Nga 3 emra që të kam thënë, dy janë në burg dhe prit…
Noka: Demokratë në Angli e Greqi futën GPS në zarfe, zbuluan faktin tronditës

Por, ndërsa babai i 4 fëmijëve u zhduk pa gjurmë në gusht të këtij viti, teksa ishte në kërkim ndërkombëtar, grupet rivale kishin kohë që kishin nisur fushatën për spastrimin e ushtarëve të tij. Duke zgjedhur kohë pas kohe të kafshonin fort, pjesë nga trupi i copëtuar i grupit të atij që dikur cilësohej si i paprekshmi i botës së krimit. Ku ende pa e marrë veten nga humbja e rëndë që pësoi me ekzekutimin e kushëririt të tij Brilant Martinaj dhe miqve të tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, ngjarje kjo, e ndodhur më 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë-Krujës, Ervis Martinaj, mori brenda pak javësh një tjetër goditje asfiksuese. Që tregoi farë qartë se kundërshtarët tashmë ishin gjithmonë e më shumë një hap përpara grupit të tij kriminal. Që edhe pa këtë goditje, dukej të ishte mjaftueshëm i dobësuar përballë rivalëve.

Të cilët duke parë krahët e pambrojtur të Ervis Martinaj, kishin filluar ta sulmonin atë në pikat e tij më nevralgjike. Një sulm i tillë do të ishte edhe ai i fundit para se Ervis Martinaj të zhdukej. Sulmi me armë ndaj atij që njihej edhe si truri i nëndheshëm financiar i Martinaj.

Ylli Brahja, që mbante edhe mbiemrin Brahimi. Apo njohur ndryshe si krahu i djathtë i bosit të lojrave të fatit, të zhdukur tashmë që prej 10 gushtit 2022.  Një personazh, herë në hije, herë në dukje, që zhdukej dhe shfaqej rishtas në ngjarje të ndryshme kriminale. Që më herët kishte qenë i skeduar në çështje droge dhe i përfshirë në lojëra fati. Por që edhe këtë herë do t’i shpëtonte paq një tjetër atentati të rëndë ndaj tij. Fat që nuk do ta kishte shoqëruesi i tij, i riu Klisman Preçi. Skenë krimi, që u zhvillua mbrëmjen e 22 korrikut 2022, pikërisht në hyrjen kryesore të banesës së Ylli Brahjas. Aty, ku ai do të mendonte se do të ishte më sigurtë se askund tjetër. Por që autorët e kishin zgjedhur banesën e tij në qendër të Milotit, si vendin më të përshtatshëm për t’i dhënë goditjen e radhës me qëllim eleminimin e tij.

Plumba të panumërt të derdhur ndaj makinës së tij të blinduar, që nuk mundi t’i shpëtonte jetën mikut të tij, i cili ishte ngjitur në makinë me mikun e Martinajt, vetëm 10 metra larg nga vendi ku u qëllua. I cili, edhe pse u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërroi jetë gjatë rrugës. Ndërsa Ylli Brahja, mori plagë të rënda, por mundi ti shpëtojë edhe këtë herë atentatit të radhës ndaj tij. Pas një kurimi të gjatë në spitalin e Traumës.

Policia e Kurbinit

“Më datë 22 korrik 2022, rreth orës 20.50 është njoftuar salla operative e Komisariatit të policisë Kurbin, se në qytetin e Milotit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka viktima.

Gjatë rrugës është komunikuar me oficerin e policisë, A.P, i cili ka pohuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë banesës së Ylli Brahjas, pranë ‘Postës Shqiptare’ në Milot.

Sapo është mbërritur, nga ana jonë në vendin e ngjarjes, në sheshin e pallatit pranë banesës së shtetasit Ylli Brahja është konstatuar një mjet Fuoristradë Toyota “Land Chrysler” ngjyrë e zezë, e dëmtuar me armë zjarri.

Pas komunikimit me punonjësin e policisë, u mësua se në automjetin Fuoristradë Toyota kanë qenë dy persona, Klisman Preçi dhe Ylli Brahja.

Të dy këta persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri dhe janë dërguar në spital me makinë private, ku Ylli Brahja është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa Klisman Preçi është trasportuar në drejtim të spitalit të Traumës, ku ka mbërritur pa shenja jete”.

Grupi i hetimit konstatoi në vendngjarje, një automjet të blinduar, tip Fuoristradë Toyota ‘Land  Chrysler’, ngjyrë të zezë me targë SK1447 BA. Automjet ku viheshin re dëmtime të shumta si pasojë e shpimit nga plumbat, kryesisht në pjesën e pasme të tij, si edhe në xhamin e parmë të krahut të majtë të shoferit. Xham i cili ishte plotësisht i dëmtuar nga predhat e armëve të zjarrit. Çka tregonte se automjeti ishte qëlluar nga pas dhe objektivi ishte eleminimi i Ylli Brahjas.

Dosja Hetimore

Në momentin e kqyrjes, automjeti u rezultua i ndezur. Ndërsa të dy dyert e krahët të majtë u fiksuan gjysmë të hapura.

Nga dera e shoferit u konstatuan gjurmë këmbësh, me një gjatësi prej 20 metra, që mbaronin në asfaltin e shëtitores.

Që përkonin me ato të Ylli Brahimit, që ishte larguar me vrap për ti shpëtuar plumbave.

Po kështu në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u fiksuan si prova materiale 108 gëzhoja, model 56 kalibër 7.62.

Vetëm një orë nga ndodhja e krimit, grupi hetues u njoftua nga policia, se jo shumë larg vendit të ngjarjes kishin gjetur një makinë të djegur. Makinë ku pas verifikimit u gjetën edhe dy armë, që mendoheshin se ishin përdorur në krim.

Dosja Hetimore

Në orën 21.30 u mor njoftim nga salla operative Kurbin se në vendin e quajtur fshati Gramzë, rrethi Krujë, po digjej një automjet dhe mund të kishte lidhje me ngjarjen e ndodhur në afërsi të postës së Milotit.

Nga kqyrja, automjeti i djegur plotësisht, rezultoi të ishte i markës Audi A7.

Ku brenda tij u konstatuan dy armë zjarri kallashnikov, me nga dy karikatorë secili.

Të nesërmen e ngjarjes, me datë 23 Korrik 2022, u bë kqyrja me detaje, me ndriçim natyral i dy mjeteve, konkretisht:

Mjeti Toyota “Land Chrysler” ngjyrë e zezë me targa SK1447BA e blinduar.

Ku gjatë kqyrjes u konstatuan në brendësi të automjetit 4 predha të tjera si ato të armëve të zjarrit  si dhe 68 dëmtime predhash të shkaktuara nga arma e zjarrit me drejtim nga mbrapa para dhe nga ana e majtë në të djathtë të këtij mjeti.

Gjatë kqyrjes së automjetit Audi A7, për shkak të djegies së tij plotësisht, nuk u bë i mundur identifikimi i numrit të shasisë.

Personi i parë që e transportoi Ylli Brahjan fillimisht drejt Spitalit të Lezhës, ishte Edison Lleshi. Banor i Milotit, i cili rrëfeu për grupin hetues, edhe këtë moment.

Edison Lleshi: Në kohën kur u qëllua me armë ndaj Klisman Preçit dhe Ylli Brahjas (Brahimit) unë kam qenë në Laç dhe isha duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Milotit me makinën time tip AUDI A4. Kur kam arritur në Milot, pashë se në rrugën kryesore të qytetit ishin grumbulluar shumë njerëz dhe dallova se në rrugë ishte i shtrirë Ylli Brahja, që ne e njohim si Ylli Brahimi. Ishte i gjakosur dhe mezi fliste. Njerëzit që ishin aty më thanë çoje në spital se është në gjendje të rëndë. Unë bashkë me njerëzit që ishin aty e kemi vendosur në makinën time dhe jam nisur në drejtim të spitalit Lezhë ku e morën mjekët.

Shqiptari Dritan Gjika që do të vriste Presidentin e Kolumbisë në Amerikën e Jugut

Ofensiva e fshehtë e SPAK, si po vjen nga Holanda dosja “Matrix” që pritet të fundosë eksponentët e krimit dhe të…

“Tani fillon lufta”/ Berisha hap provat me video: Ja si manipuloi Rama votat

U raportua se kishte ndërruar jetë, Blendi Fevziu tregon si qëndron e vërteta për Artan Lamen

“Truri i krimit në Shqipëri është në Fier”, Karamuço: Ja kur nis rreziku

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kush ishin të interesuar të vrisnin? Detajet e forta për masakrën e Milotit, si u kthye në një tabelë qitje Ylli Brahja
Next Article Degradon situata dhe ‘kërcet’ dhuna! Me ulërima e sharje, konkurrentja godet ish-shoqen e ngushtë në emision

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

A është ndarë nga Elgit Doda? Klea Huta flet për herë të parë
Të famshëm
June 2, 2025
“Miss World 2025”/ Kush është bukuroshja Tajlandeze që rrëmbeu titullin?
Të famshëm
June 2, 2025
Xheraldina flet për ndarjen e Ledri Vulës nga Sara Hoxha!
Të famshëm
June 2, 2025
Horoskopi 2 qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
June 2, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Rama: E pabesueshme

May 22, 2025
Aktualitet

Ndërron jetë ish-kreu i Kadastrës Artan Lame

May 22, 2025
Aktualitet

Truproja e Fatos Nanos: I shpëtuam atentatit në Lazarat në ’99, falënderoj Dasho Alikon për ndërhyrjen

May 22, 2025
Ekonomi

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

May 21, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?