Sardi Strugaj ka folur për herë të parë për arsyet e largimit nga gara në Festivalin e Fundvitit në RTSH.
Në provat e “Dancing With The Stars” ai i rrëfeu partneres së tij në kërcim se ka dëgjuar se fitorja i është premtuar njërës prej konkurrenteve.
Megjiathatë ai u shpreh se nuk do i vinte keq po të fitonte ajo.
Sardi theksoi se për arsyet e vërteta që lidhen me vetë festivalin, do flasë në një moment të dytë.
Ai shtoi se shkak i vendimit të tij ka qenë edhe fokusi në spektaklin e kërcimit, duke qenë se kjo eshte një mundësi që i vjen njëherë në jetë.