Wednesday, December 25, 2024

U riinfektua me COVID, moderatorja e njohur zbulon gjendjen e saj shëndetësore: Ma mori shpirtin!

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Fjoralba Ponari, para pak ditësh bëri publik lajmin se është riinfektuar nga koronavirusi,

Në bashkëbisedimin me ndjekësit e saj në InstaStory, ajo zbuloi se simptomat këtë radhë ishin më të rënda sesa në infektimin e parë, pasi përveç kollës dhe temperaturës, kishte dhe dhimbje të mëdha kockash.

“Tensioni i ulët (që nuk më ka ndodhur kurrë) dhe humbja e balancës (e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë” më bënë të kisha dyshime por prapë më dukej e vështirë duke patur parasysh që e kam kaluar dhe se sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi “i” i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave”, u shpreh Fjoralba para disa ditëve.

Së fundmi, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se ka humbur nuhatjen dhe shijen dhe për këtë arsye, moderatorja tregon se ka humbur shumë peshë.

“Jam dobësuar shumë dhe nuk shijoj asgjë”/ U

Përsa i përket pyetjes së drejtuar nga ndjekësit e saj se a vazhdojnë t’i dhembin kockat, Fjoralba ka shkruar:

“4 ditët e para që kur më nisën simpomat, kam pasur dhimbje aq sa nuk flija dot…kam 2 ditë që jam pak më e qetë dhe po e marr veten”.

Fatmirësisht, moderatorja tregon se ndihet më mirë dhe po e merr veten.

“Jam dobësuar shumë dhe nuk shijoj asgjë”/ U

spot_img

Te fundit

112,000FansaPëlqeje
189,000NdjekësitNdjek
18,000NdjekësitNdjek
66,000AbonentëAbonohu
spot_img

Related articles

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu