Çiftit Petrit dhe Elona Florini që humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik në Lezhë janë të afërm të kryetarit të Bashkisë së qytetit, Pjerin Ndreu.
Pjerini në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar se Petriti ishte djali i tezes së tij.
“Petrit Florini, djali i tezes time me bashkeshorten Elona Florini, sot humben jeten tragjikisht ne nje aksident ne Lezhe! Nje ngjarje tronditese per te gjithe ne!????????????
U preheshi ne paqe Petrit dhe Elona!”, shkruan Pjerini.
Petrit Florini, 53 vjeç, efektiv policie nga Puka, dhe bashkëshortja e tij, Elona Florini, 42 vjeçe, mësuese u aksidentuan mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër, pranë fshatit Gocaj.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe tre pasagjerë që udhëtonin me automjetin tjetër, përfshirë një grua dhe dy fëmijë të mitur, të moshës 6 dhe 2 vjeç. Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

