Pasditen e sotme në ‘E Diell’ në rubrikën ‘Trotuar’ u diskutua për temën ‘Seksizmi’, ku në studio pati ide dhe komente të ndryshme lidhur me këtë çështje, duke krijuar kështu dhe debate. Ka qenë gazetari Bledi Mane dhe Ana e “Për’puthen”, të cilët kanë pasur përplasje me idetë e tyre, duke degraduar dhe në fjalor banal dhe ofendime.
Gjatë momentin kur Mane po shprehje mendimin e tij Ana e kundërshton dhe e ndërpret: “Pse kur i thonë femrës t’i je ku*ë rëndohet, kur i thonë një mashkulli ti je kur** ai i bie gjoksit dhe thotë po unë jam?”
“Po kur i thonë një mashkulli është i paaftë në shtrat, direkt e quajnë homoseksual”, përgjigjet Bledi me pyetje. “Është tjeter gjë ajo, më thuaj çfarë po të pyes. Më jep përgjigje”, këmbëngul Ana.
Më pas në argument janë përfshirë dhe persona të tjerë që ishin të pranishëm në studio.