“Big Brother” do të rikthehet në ekranin e Top Channel pas 4 vitesh. Si kurrë më parë, këtë herë banorët do të jenë personazhe të njohur VIP.
Në rrjet kanë qarkulluar lajme se pjesë e “Big Brother VIP” do të jetë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj. Mirëpo, si qëndron e vërteta?
Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar se kjo nuk është e vërtetë. “Thashetheme për lajme”, ka shkruar Shqipja.