E ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, kjo javë pritet të na dhuroj ditë plotë me diell ashtu sikurse i takon stinës së pranverës, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Dita e hënë dhe ajo e martë do të kenë mot të kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Në relievet e larta malore këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta.
Për ditën e mërkurë dhe atë të enjte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Java mbyllet me ditën e premte me mot fillimisht të kthjellët por me kalimin e orëve shtim vranësirash.
Në orët e vona të mbrëmjes ne veriperëndim parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.