Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit europian të muzikës Eurovision 2025.
Shkodra Elektronike do të ngjitet sonte për të elektrizuar skenën e madhe të Eurovision me një këngë me motive shqiptare.
Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë festival nga grupi Shkodra Elektronike me këngën ‘Zjerm’, një këngë e cila është pëlqyer gjerësisht.
Zjerm do të jetë e 12 në renditje. Kryeministri Edi Rama bëri një postim këtë mëngjes, ku i uroi sukses përfaqësuesve të vendit tonë.