Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Skandali me hemodializën e Allajbeut, KLSH: Janë paguar dy herë shërbime për të njëjtin pacient
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Skandali me hemodializën e Allajbeut, KLSH: Janë paguar dy herë shërbime për të njëjtin pacient
Aktualitet

Skandali me hemodializën e Allajbeut, KLSH: Janë paguar dy herë shërbime për të njëjtin pacient

Last updated: December 5, 2025 08:06
3 Min Read
SHARE

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkelje dhe abuzime deri në pagesa të dyfishta në shërbimin e hemodializës, e cila është dhënë me koncesion nga shteti për pacientët me probleme renale në 5 qendra si Shkodër, Vlorë, Lezhë, Elbasan e Korçë.

Të pesta qendrat i janë dhënë me koncesion kompanisë Dia Vita në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, pronar edhe i spitalit privat Amerikan, i cili sipas auditit të ushtruar nga KLSH ka marrë pagesa nga shteti edhe kur nuk ka ofruar shërbim dialize.

KLSH ka publikuar rastin e një qytetari, i cili kryente seanca dialize në qendrën e koncesionit në Lezhë.

Lexo edhe:

Një samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës
Kërkoi heqjen e masës së sigurisë nga SPAK, Gjykata Kushtetuese pranon ankimin e Erion Veliajt
Qumësht me kimikate| Arben Ndreka i Lufrës përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE’së për bujqësinë
“Qumësht me aflatoksinë”, Braçe: Lufra po shkatërron fermerët, favorizohet nga qeveria

Pacienti rezulton se kishte ndryshuar vendbanim dhe shërbimin e dializës e ka marrë në një spital jo publik, i cili ka kontratë me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe paguhet për këtë.

Demo

Por nga ana tjetër Fondi ka paguar edhe qendrën e Lezhës, ku qytetari e merrte më parë këtë shërbim. Auditi ka konstatuar se raportimet nga koncesionari për seancat e dializës janë bërë në bazë të projektimeve dhe jo seancave faktike të dializës që kanë kryer pacientët, duke bërë që në arkën e Allajbeut të depozitohen para nga buxheti i shtetit, edhe për shërbime të paofruara.

Në qendrat e hemodializës të koncesionarit auditi i KLSH ka konstatuar se nuk kishte të punësuar mjek nefrolog, me kohë të plotë të domosdosshëm për pacientët me probleme renale, por me kohë të pjesshme.

Po kështu nuk kishin një dietolog për ushqimin që duhet të konsumojnë pacientë në dializë.

Nga ana tjetër qendrat e hemodializës së koncesionarit nuk pranojnë pacientë me probleme renale akute, të cilët kanë nevojë për seanca dialize urgjente, por ata dërgohen njëherë në shërbimin e nefrologjisë në QSUT, duke shkaktuar sorollatje të pacientëve edhe në rastet kur kanë urgjencë.

Koncesioni i hemo-dializës, i cili u vlerësua nga shteti me vlerë fillestare 86 milion dollar, në 10 vjet ka të përcaktuar se në 4 vitet e fundit kompania koncesionare, në këtë rast Dia Vita duhet të investojë për blerjen e aparaturave të reja të hemodializës, që i mbeten si pasuri spitaleve publike në përfundim të kontratës.

Sipas raportit të KLSH ky investim as që ka nisur ndërkohë që kontrata përfundon në mars të vitit 2026.

KLSH raporton se qendrat e dializës së koncesionarit nuk janë monitoruar as për kostot dhe as për cilësinë e shërbimit që kanë ofruar.

Dhe kur kanë mbetur edhe pak muaj nga përfundimi i këtij koncesioni nuk ka një raport mbi kosto eficensën e tij./TCH

Nëna HARRON të marrë vajzën nga shkolla, ja si u ndëshkua ajo…
BKT pranon: Disa klientëve iu vodhën lekët në llogari, këshilla për qytetarët
Këngëtarja e njohur jep lajmin e trishtë, humb njeriun e shtrenjtë të familjes
Akuzë e re për Sali Berishën, Spartak Ngjela paralajmëron se janari dhe muaji shkurt mund të jenë ditët e dënimit…
Thyhet sistemi i sigurisë në BKT/ Qytetarëve u vidhen paratë nga kartat
TAGGED:klodian allajbeu

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Zbulohet çifti i prezantuesve të Festivalit të RTSH-së
Next Article Braçe i ashpër me ministrat: Duhet të largohen nga detyra ata që…

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Flori Mumajesi, mungesa dhe heshtja e tij, Fifi flet e shqetësuar: Çfarë ka ndodhur me këngëtarin e njohur?
Të famshëm
January 19, 2026
Modelja e njohur shqiptare pëson hemoragji cerebrale, hapet fushatë ndihme për Dajana Kalon!
Të famshëm
January 19, 2026
Bashkëshortja e Erik Lloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre: Nuk isha dakord…
Tv Shows
January 19, 2026
Mot i kthjellët dhe vranësira të pakta, parashikimi për ditën e sotme
Moti
January 19, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Nëna në Durrës fiton betejën për fëmijët, Shërbimi Social i ofron kurse prindërimi dhe vend pune

January 12, 2026
Ekonomi

Fundviti më i shtrenjtë se vitet e kaluara: u rritën çmimet e qirave, energjisë dhe ushqimeve

January 9, 2026
Politikë

Zi në familjen e Agron Shehajt! Deputeti humb njeriun e shtrenjtë

January 9, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

January 9, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?