Gjatë një spektakli të “Big Brother VIP” ku u diskutua për herë të parë afrimiteti midis Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt, Semi Jaupaj u duk se u revoltua shumë.
Menjëherë sapo mbaroi klipi u tregohej qartë afrimiteti mes dy banorëve VIP, Donaldi u shpreh për Triksën: “Nuk dua që ajo të jetë në siklet! Unë po bëj atë që dua dhe ajo që dua është kjo”.
Semi pasi dëgjoi këtë deklaratë tha e prekur se do donte që aktori i humorit t’i kthente Gini-in. Arbana i tha se kjo gjë mundësohet shumë shpejt, por duket se Semi sot e ka marrë pellushin e saj.
“Shpirti plot #Gin”, ka shkruar Semi teksa ka postuar në “Instastory” një foto ku shfaqet së bashku me pelushin e saj prej lodre.