Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: SHBA i dha goditjen e fortë dhe e futi në listën e zezë, REAGON për herë të parë Sali Berisha
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > SHBA i dha goditjen e fortë dhe e futi në listën e zezë, REAGON për herë të parë Sali Berisha
Aktualitet

SHBA i dha goditjen e fortë dhe e futi në listën e zezë, REAGON për herë të parë Sali Berisha

Last updated: May 19, 2021 18:15
6 Min Read
SHARE

Ka reaguar për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha për vendimin e DASH, i cili e shpalli ‘non grata’ në SHBA, bashkë me familjen e tij.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Berisha thekson se me vendimin u njoh nga mediat. Teksa shprehu keqardhje për vendimin në fjalë, Berisha shtoi se në 30 vite karrierë në politikë, nuk ishte akuzuar asnjëherë për korrupsion.

Në reagimin e tij, Berisha fton Sekretarin e Departamentit te Shtetit, Antony Blinken që të publikojë dokumentet ku faktohen pretendimet e SHBA-ve.

Lexo edhe:

Policia tha se 14-vjeçari qëlloi efektivët me gurë/ Reagojnë prindërit e të miturit: E dhunuan, ai po shikonte për kanaçe te koshat
DETAJE të TRISHTA, si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës: Ra nga krevati…
Kursi i këmbimit/ Sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja?
Skandali kriminal/ Raiffeisen Bank fshehu paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet

“Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund të lekundë kurrë admirimin tim për vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqtë e mi në SHBA.”, thekson Berisha.

Demo

Postimi i plotë i Sali Berishës

Pergjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen time ne SHBA!

Zoti Sekretar!

Nga mediat u njoha me vendimin tuaj te shpallur ne tëitter per te ndaluar hyrjen time ne SHBA.

Lidhur me kete vendim dua te shpreh sa vijon.

Gjate 30 viteve ne politike  nuk ka ekzistuar kurre asnje akuze ne adrese time, nga asnje person, asnje institucion vendas apo i huaj per abuzim te fondeve publike dhe çfaredo lloj tjeter korrupsioni.

Shtoj gjithashtu se gjate te gjitha viteve te mia ne pushtet, por dhe deri me sot, familjaret e mi nuk kane perfituar kurre nga fonde dhe asete publike dhe kane zbatuar me rigorozitet te plote ligjet e vendit. Ata deri me sot nuk kane qene kurre nen akuze nga drejtesia shqiptare apo e ndonje vendi tjeter.

Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi.

Gjithashtu gjykoj se nje nder faktoret me kryesore qe qeveria qe une kam drejtuar arriti te anetaresoje Shqiperine ne NATO, te firmose Marrveshjen e Stabilizimit Asociimit dhe liberalizoje vizat me Bashkimin Europian, te arrije nivelin e pragut te MCAC, dhe te terheqe investime madhore, por edhe te shenoje kulme ne marredheniet midis dy vendeve tona mike, ka qene lufta e suksesshme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar e dokumentuar kjo dhe ne raporte dhe vleresime te qeverise se SHBA.

Gjate 30 viteve ne politike une kam patur ne SHBA, dhe kam me shume se ne cdo vend tjeter, miq te medhenj, me te cilet ndihem gjithnje krenar. Mirenjohja ime mbetet e pakufishme per gjithçka vendi i juaj i madh ka bere per lirine e kombit tim.

Po keshtu jam perpjekur dhe nuk kam nguruar kurre te marr cdo vendim ne interes te perbashket midis dy vendeve.

Dua te theksoj se vendimi juaj nuk mund te lekunde kurre admirimin tim per vendin, kombin e madh e mik amerikan dhe miqte e mi ne SHBA.

Zoti sekretar!

Une kam 8 vite qe kam dhene doreheqjen nga çdo funksion drejtues dhe jam larguar nga pushteti por kam qendruar i vendosur ne mbrojtjen e interesit publik dhe kombetar te shqiptareve, ashtu siç i vleresoj une ato.

Une kam denoncuar me shume se kushdo tjeter ne kete vend publikisht brenda dhe jashte vendit, krimin e organizuar shqiptar dhe bandat e tij, kartelet e droges, lidhjet e tyre me zyrtaret me te larte shqiptare, por edhe te huaj, korrupsionin e papermbajtur qeveritar ne Shqiperi.

Po keshtu une kam mbeshtetur reformen ne drejtesi e te gjitha ndryshimet kushtetuese, por kam kritikuar dhe denoncuar çdo akt te  ndermarre ne kundershtim flagrant me amendamentet kushtetuese per vendosjen e kontrollit te plote politik mbi sistemin e drejtesise.

Une gjithashtu kam denoncuar ne mediat shqiptare dhe te huaja, duke ditur shume mire pozicionin por edhe lidhjet e panumerta te tij, multimiliardierin  George Soros, si korruptorin me kryesor te politikaneve te sotem dhe ne gjykimin tim, si nje armik te vertete te demokracise ne vendin tim.

Perveç kesaj kam denoncuar i pari dhe me forcen me te madhe, publikisht dhe vetem publikisht, projektin e ndryshimit te Kufijve te Kosoves, i pregatiur nga fondacioni i George Sorosit ne Beograd, per çka dhe dhe jam kercenuar per pasoja, por natyrsht nuk jam impresionuar.

Se fundi, duke mos pretenduar kurre se une jam i pagabueshem, duhet t’ju garantoj se une ndjehem krenar me te gjitha qendrimet e mia dhe ju siguroj se ato kane qene dhe do te jene te motivuara vetem nga interesi publik dhe kombetar i kombit shqiptar dhe e verteta, te cilat une i kam mbrojtur njelloj si sot edhe ne kohen kur te rinjte shqiptare ekzekutoheshin ne kufi per realizimin e endrres tyre amerikane.

Sinqerisht Sali Berisha!

Ndryshon taksa e makinave, ja kush përjashtohet nga pagesa sipas udhëzimit të ri
A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK
Dosja e hakerimit të SPAK/ Kush janë zyrtarët në grupin e WhatsApp-it që shpërndanin materialet
Elektriçisti hero që rrezikoi jetën mes stuhisë dhe reshjeve të dendura të dëborë!
Këmbimi valutor 22 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
TAGGED:sali berisha

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Atdheu dhe Sara bëhen prindër së shpejti? Postimi i fundit tregon gjithçka (FOTO)
Next Article Tuna zbulon për herë të parë portretin e ëmbël të bebushit të porsalindur
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bjordi rrëfen prapaskenat e filmit të Luizit dhe Kiarës, çfarë ndodhi gjatë xhirimeve
Tv Shows
January 26, 2026
Grida Duma rrëfim për jetën personale: Kam ndalur së bëri sakrifica, lëshova njerëz në vitin që lamë pas
Tv Shows
January 26, 2026
Franca synon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç deri në shtator
Botë
January 26, 2026
Parashikimi i motit, 26 janar 2026/ Shi, reshje dëbore në zonat malore dhe erë e fortë
Horoskopi
January 26, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Rama merr vendimin: Ja kush emërohet zëvendës i Belinda Ballukut

January 21, 2026
Sociale

Bislimi: Rezoluta amerikane për Luginën e Preshevës një fitore për shqiptarët

January 21, 2026
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë ish-kryebashkiaku i këtij qyteti (Emri+Foto)

January 21, 2026
Aktualitet

“Burrin e qëlloi me çekiç”- Detaje të reja nga vrasja në Mamurras, viktima ishte me gruan në makinë. Ja çfarë deklaruan dëshmitarët

January 20, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?