Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: “Se di për sa kohë e kam pasur tumorin në kokë”, viti i vështirë i Adriana Matoshit, deputetja shqiptare flet për sëmundjen
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > “Se di për sa kohë e kam pasur tumorin në kokë”, viti i vështirë i Adriana Matoshit, deputetja shqiptare flet për sëmundjen
Të famshëm

“Se di për sa kohë e kam pasur tumorin në kokë”, viti i vështirë i Adriana Matoshit, deputetja shqiptare flet për sëmundjen

Last updated: January 1, 2022 17:07
7 Min Read
SHARE

Viti 2021 ka qenë sa i vështirë dhe i bukur për aktoren e njohur, Adriana Matoshin. Nëna e katër fëmijëve përgjatë vitit që lamë pas përjetoi një romancë të bukur dashurie me futbollistin afrikan, Keith Owen Groeneveld, i cili i ka qëndruar pranë në momente të vështira dhe të lumtura për të.

Ajo u zgjodh për herë të parë deputete e Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit nën logon Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa muajt e fundit të vitit u përball me një betejë të vështirë. Pas 9 vitesh iu rikthye tumori në tru dhe iu nënshtrua një operacioni që për fat të mirë rezultoi i suksesshëm.

Pak javë pas operacionit ajo u rikthye në sallën e Kuvendit duke vazhduar normalisht jetën e saj.

Lexo edhe:

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos
Çfarë ka ndodhur me dy moderatorët e njohur? Flet Erjona Rusti
Ledri i përket të shkuarës/ Sara Hoxha në një lidhje të re dashurie? (Detaje)
Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Gjatë një interviste për Klan Kosova, Adriana Matoshi ka folur për vështirësitë dhe gjërat e bukura me të cilat u përball në 2021-shin.

Adriana Matoshi: Krejt çka më kujtohet është takime me shumë njerëz, punë shumë. Kam folur shumë, takime me gra e vajza të dhunuara fizikisht e psikologjikisht, gra të keqtrajtuara, vizita në spital e në familje të varfra. Tubime me njerëz, fotografi me njerëz, telefonata, e-mail, shkolla me fëmijë, udhëtimi në Kosovë e Shqipëri për punë, familje shoqëri. Probleme, zgjedhje, pandemi, organizime, nervoz, vaj, të qeshura, intervista e seriale.

Sa suksese numëron përgjatë këtij viti, sa i përket profesionit si aktore?

Adriana Matoshi: Besom se nuk e di, më janë përzier të gjitha. E di që kam qenë e angazhuar në serinë “Shka je be tu folën” edhe pse pas shumë angazhimeve që i kam pasur viteve të kaluara, nuk e kam pasur fuqinë dhe vullnetin të bëjë diçka tjetër.

Pjesëmarrja në filmin “Zgjoi”, aktualisht në listën e ngushtë për nominime në “Oscar”, përvoja në xhirime dhe si po ndjehesh pasi gjithë suksesit që pati filmi këto kohë?

Adriana Matoshi: Jam jashtëzakonisht e lumtur për sukseset e filmit “Zgjoi”, jam e lumtur për Blerta Bashollin, për Yllka Gashin, sepse është punuar me vullnet të madh dhe me përkushtim të jashtëzakonshëm. Gjithmonë është kënaqësi të punosh në film sepse është sfidë dhe ke përgjegjësi të madhe sidomos kur temat janë të bazuara në ngjarje të vërteta. Jam e lumtur që kam pasur fat të përzgjidhem të luaj një nga rolet e atyre grave të Krushës. Gjithashtu jam tejet e lumtur që një nga ngjarjet dhe historitë e Kosovës ka mundësi t’i shoh bota.

Dashuria me Keith, marrëdhënie në distancë, si e përshkruan?

Adriana Matoshi: Gjithmonë dashuria është e mirë, jo vetëm kur je afër, por edhe nga larg. Një fjalë e mirë, një telefonatë është shumë motivuese dhe e dashur kur fjalët e bukura dalin nga shpirti.

Zgjedhja si deputete në Kuvendin e Kosovës, përvoja jote deri më tani?

Adriana Matoshi: Përgjegjësi e madhe, ngarkesë dhe shumë lodhje, sidomos për mua që kam hyrë pa u marrë kurrë me politikë. Në fillim kam vëzhguar, i kam mësuar disa terme që nuk i kam ditur çka janë, dhe në kokën time shumë gjëra nuk funksionojnë dhe kam filluar të punoj ashtu si unë mendoj se është më së miri.

Shpesh larg familjes dhe fëmijëve për shkak të punëve si deputete dhe aktore, si ia dole t’i arrish të gjitha?

Mua Zoti me ndihmon gjithmonë, më jep forcë dhe vullnet. E di që gjithçka ai e ka shkruar të ndodhë edhe të punoj, gjërat gjithë më kanë ardhur pa i menduar, punët gjithashtu. Shpesh mendoj diçka tjetër dhe krejt diçka tjetër më ndodh dhe gjithmonë kam pasur sukses. Punën e bëj me nder pa e nënvlerësuar askënd dhe pa u përzier në punën e tjetrit. Gjithmonë familjen e kamnë krah dhe punoj për ta, para familjes nuk e kam askënd, por shoqërinë e kam aty ngjitur me familjen, i kam të shenjta.

Së fundmi, sfida më e vështirë e këtij viti, rikthimi i sëmundjes. Na shpjego pak si e kuptove dhe cili është çelësi yt që përdore për të qenë kaq optimiste dhe për të dalë sërish fitimtare pas një operacioni goxha të vështirë?

Adriana Matoshi: Nuk e di për sa kohë e kam pasur tumorin në kokë sepse unë vazhdimisht kam punuar dhe kam qenë shumë e lodhur. Nganjëherë kam fjetur më shumë dhe jam zgjuar e lodhur, nganjëherë nuk kam fjetur hiç dhe prapë e lodhur. Nuk jam ndal asnjëherë edhe pse nuk mundesha. Kah fundi nuk kisha artikulim të mirë, më humbte mendimi gjatë bisedave, isha gjysmë e fjetur, dhe krejt në fund kisha marramendje e mundim, me vinte nxehtë dhe më shtrëngonte koka prapa. I bëra kontrollat dhe më doli ajo çka e prisja.

Cili është mesazhi yt për të gjithë ata që të ndjekin, të duan dhe të uruan shëndet ndërsa ti po operoheshe në Tiranë?

Adriana Matoshi: Për të gjithë lexuesit, ndjekësit, ata që më duan por edhe ata që nuk më duan… Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës për lutjet e juaja, ma keni lehtësuar dhimbjen, ma keni larguar trishtimin, ma keni mbushur zemrën me forcë. Mos gjykoni, mos paragjykoni, duajeni njëri-tjetrin, zgjoheni më lirshëm. Gëzuar festat, begati e shëndet.

Çka do të dëshiroje të të sjelli viti 2022?

Adriana Matoshi: Shëndet për krejt familjen dhe shoqërinë e të gjithë njerëzit që nuk i njoh. Paqe, gëzime e hare.

Xhensila i jep fund aludimeve, zbulon marrëdhënien e saj me Ledrin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

A është ndarë nga Elgit Doda? Klea Huta flet për herë të parë

“Miss World 2025”/ Kush është bukuroshja Tajlandeze që rrëmbeu titullin?

Xheraldina flet për ndarjen e Ledri Vulës nga Sara Hoxha!

TAGGED:Adriana Matoshi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article FOTO/ Luana Vjollca ‘i vë flakën’ rrjetit me të brendshme të kuqe transparente
Next Article Horoskopi për Vitin e Ri: Si do të jetë 2022 për secilën shenjë

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Këmbimi valutor/ Ja me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi
June 6, 2025
Temperatura të larta me ‘origjinë afrikane’/ Ja si do të paraqitet moti për ditën e sotme
Moti
June 6, 2025
Si u tallën punonjësit me Fatos Nanon në Athinë, dhe profecia që i tha grekja në Hotel: Ja clçdo u ndodhë shqiptarëve
Aktualitet
June 6, 2025
Tragjike/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe tentuan të arratiseshin, humbin jetën
Aktualitet
June 6, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Këngëtarja e njohur rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë, video-ja bëhet virale në rrjet

June 2, 2025
Të famshëm

Livia i zbulon sekretin e radhës Mevlanit, e publikon në ‘instagram’

June 1, 2025
Të famshëm

Alfio Rrotani zbulon lidhjen e dashurisë në mënyrën më romantike: Ajo ende nuk e di që jam pronari i restorantit

June 1, 2025
Të famshëm

Zyrtarisht beqare, ish-banorja e “BBV 4” konfirmon divorcin nga ish-burri

June 1, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?