Sara Hoxha ka publikuar fotografitë e para pas lindjes së vajzës në Instagram.
E veshur me një kostum sportiv ngjyrë të bardhë, atlete me ngjyrë të zezë dhe një kapuç dimri, ajo duket më në formë se kurrë.
“Bëj gjërat e mia, por unë jam gati të vij e pastër, jo si ti”, ka shkruar Sara në postim.
Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta nga fansat, mes të cilëve ka komentuar Ledri.
“Gangsta mami”, e ka quajtur reperi partneren e zemrës.