Ëndrra e prezantueses, Einxhel Shkira për të ngritur një fondacion për të ndihmuar vajzat të cilat nuk kanë mundësi të shkollohen dhe të jenë të pavarura, është bërë realitet.
Fondacioni “Dritan Hoxha” e ka surprizuar duke i dhënë mundësinë Einxhel Shkirës që nëpërmjet një emisioni televiziv të moderuar nga ajo, të ketë mundësinë të ndihmojnë vajzat për tu arsimuar.
Pas lajmit ka reaguar aktorja e humorit, Rudina Dembacaj e cila ka ironizuar nismën e Einxhel Shkirës, duke thënë se këtë nismë e ka ndërmarrë ajo e para rreth 1 vit e gjysmë më parë.
“U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit! Mirëmëngjes”, shkroi ajo, krahas një video të publikuar më 8 tetor.
Bëhet fjalë për projektin ‘Malësoret e mia” të Rudina Dembacajt, e cila synonte tu vinte në ndihmë vetëm vajzave që jetojnë në Malësi, në pamundësi për tu shkolluar, një ide pothuajse e njëjtë me atë të Einxhel Shkirës.