Mbrëmja e sotme nisi me diskutime për debatet e fundit mes banorëve, ku Rozana ishte pjesë e konflikteve. Opinionistja Neda Balluku e kritikoi Rozanën për veprimet e saj, duke e vënë në fokus në disa situata të fundit.
Por Rozana e mori këtë kritikë si personale dhe iu drejtua Nedës, duke i kujtuar një ngjarje nga e kaluara. Ajo përmendi periudhën kur Neda ishte pjesë e Big Brother para 15 vitesh, duke thënë se kishte bërë postime kundër saj në Facebook.
Sipas Rozanës, pas daljes nga Big Brother, Neda kishte thënë se “Më ka rënë Rozana”. Rozana theksoi se tani, me situatën që ka, Neda është në pozitat për të dhënë gjykime, pasi “i ka rënë guri në dorë”.