Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -5°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 02ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 17°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -4°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga -3°C në 09°C.