Romeo dhe Heidi kanë rrëmbyer zemrat e fansave të Big Brother Vip këtë edicion.
Të dy ata janë pozicionuar në shtëpi duke qëndruar si dy pole të forta, kandidatë për finalen dhe çmimin e madh deri në këtë fazë të lojës.
Mbështetësit e tyre kanë bërë një këngë për çiftin duke krijuar edhe një kolazh fotosh me disa nga momentet e tyre më të bukura në shtëpi.
Kënga është publikuar në faqen e Magical Melodies në Youttube.
Kjo është kënga e parë e krijuar nga fansat për konkurrentët e këtij edicioni të BBV. /Vip-Magazine.al/