Në episodin e saj të radhës, Arbana Osmani u kthye pas në kohë, duke rikujtuar një nga figurat më të rëndësishme të ekranit shqiptar: Dritan Hoxhën.
Ajo u shpreh me admirim: “Shyqyr që kemi jetuar në kohën e tij.”
Gjatë bisedës me të ftuarin Besim Dina, Arbana theksoi edhe një herë kontributin e jashtëzakonshëm të Dritanit, i cili edhe pse nuk jeton më, la pas një revolucion të vërtetë në televizionin shqiptar.
Kujtojmë se Arbana është larguar nga Top Channel, vendi ku nisi rrugëtimin e saj profesional, për t’iu përkushtuar plotësisht emisionit të saj personal në YouTube, që sot shënon suksese të njëpasnjëshme.


