Shqipe Hysenaj është një ndër konkurrentet më të komentuara, ku përpos debateve të shkaktuara në emision u bë një ndër protagonistet kryesore edhe jashtë tij.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e audiencës ditën e sotme është një video e publikuar nga ish konkurrentja në insta storyn e saj me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin, duke lënë të hapur mundësinë se tashmë ajo do të jetë e përfshirë në këtë forcë politike.
“Më Monika Kryemadhin, ne besojmë tek forca e gruas dhe e familje” –ishte ky mesazhi që përcillej nga videoja e Shqipe Hysenaj.