Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 2-3 ballë.
