Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Pandemia nxit shpenzime rekord për barna në tremujorin e fundit, rriten deri në 26%
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Pandemia nxit shpenzime rekord për barna në tremujorin e fundit, rriten deri në 26%
Shëndeti

Pandemia nxit shpenzime rekord për barna në tremujorin e fundit, rriten deri në 26%

Last updated: March 17, 2021 07:04
5 Min Read
SHARE

Konsumi u rimëkëmb në tremujorin e fundit të vitit, për herë të parë pas pandemisë. INSTAT raportoi se shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë rritur 2,6%,krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Por, të dhënat më të detajuara sipas aktiviteteve ekonomike tregojnë se rritja e shpenzimeve për konsum ka ardhur kryesisht për dy nevoja kryesore, njëra bazike për ushqime e pije, ndërsa tjetra e detyruar nga situata pandemike, duke rritur në nivele rekord blerjet e produkteve farmaceutike e mjekësore.

Në dhjetor blerjet e produkteve ushqimore e të tjera u rritën si në dyqanet e pa specializuara (ato të ashtuquajtura të lagjes), ashtu dhe në ato të specializuara (supermarkete), përkatësisht me 9 dhe 7.8%, sipas indeksit të vlerës.

Konsumi i karburanteve ka vijuar të jetë i dobët; blerjet e produkteve kompjuterike kanë rënë, pasi u rritën ndjeshëm në periudhën e karantinës; blerjet e veshjeve u rritën në tetor, për t’u ngadalësuar më muajt e mëpasshëm.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja e shpenzimeve në tremujorin e fundit, është përqendruar kryesisht në produktet mjekësore e farmaceutike, që kanë njohur një rritje dy shifrore, shumë më të lartë në krahasim me aktivitetet e tjera ekonomike (shiko grafikun: Ndryshimet vjetore, Indekset e vlerës, tregtia me pakicë, T IV 2020).

Sipas INSTAT, indeksi i vlerës për “Produkte farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike”, u rrit me rreth 22% si në tetor ashtu dhe në nëntor, në krahasim me muajt përkatës të një viti më parë. Ndërsa në dhjetor, kur kulmoi pandemia e Covid-19, treguesi në vlerë u rrit me 26%. (Në të njëjtat nivele është rritur dhe treguesi në volum).

Të dhëna nga tregu pohojnë se pandemia ka nxitur konsumin e një baze të gjerë produktesh farmaceutike që përfshin antibiotikë, kortizonikë, antikaulgulantëve (hollues të gjakut), antiulcerozët, antiinflamatorët, grupin e suplementeve, vitaminave, antidepresantë, antiulcerozë etj., dhe një sërë preparatesh të tjera mjekësore që nevojiten për trajtimin e pandemisë.

Shumë individë po zgjedhin të trajtohen në shtëpi, çka ka rritur shpenzimet për blerjen e produkteve të nevojshme. Nga ana tjetër ka një tendencë për t’u ngarkuar me barna që në ditët e para të pandemisë, shpesh edhe pa këshillën e mjekëve, ndërsa mungon një protokoll i qartë trajtimi.

Produktet e përdorura për kurimin e pandemisë, -disa prej të cilave hynë dhe kontratabandë, pasi nuk janë të licencuara nga Agjencia e Barnave, – janë relativisht të shtrenjta.

Psh, disa prej medikamenteve më të shtrenjta, që po përdoren për të luftuar Covid-19 dhe çmimet e tyre, sipas burimeve nga tregu janë:

-Cefepima 1100 lekë/ gram

-Ceftriaxon  500 lekë/ gram

-Tazocina 4.5 gr 700-2000 lekë

-Levofloxacina ampule 1200 deri 1800 lekë/ampulë

-Hollues gjaku, Enaxaparina, 850 lekë/kokrra

-Kortizonikë, Dexametazoni, 100 lekë/kokërr

Një trajtim, për një të sëmurë mesatar në vend, sipas mjekëve kushton mesatarisht 170 mijë lekë, (ose gati 1400 euro), sipas tabelës së mëposhtme.

kostot.jpg
Nëse kësaj terapie i shtohet dhe trajtimi me oksigjen, kosto rritet me rreth 40%, duke arritur në rreth 2 mijë euro.

Që nga qershori, kur pandemia filloi të përhapej në vend, shitjet e produkteve farmaceutike e mjekësore janë rritur me rite dyshifrore (shiko grafikun: Indeksi i vlerës, ndryshimi vjetor, Produkte farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike).

Pavarësisht konsumit të lartë të produkteve farmaceutike e mjekësore, norma e vdekshmërisë në vend nga pandemia ka rezultuar ndër më të lartat në Europë. Të dhënat nga Eurostat, INSTAT dhe institutet statistikore të rajonit, të përpunuar nga Monitor, tregojnë se në vitin 2020, Shqipëria shënoi rritjen më lartë të vdekjeve në Europë, në krahasim me mesataren e 2016-2019.

Sipas INSTAT, në vitin 2020 janë shënuar gjithsej 27,605 humbje jete, me rritje prej 26.4% në krahasim me mesataren e 2016-2019, duke shënuar dhe nivelin më të lartë historik të jetëve të humbura në një vit.

Shteti i dytë në Europë, me rritjen më të lartë të fataliteteve është Maqedonia, me 22.5%, e ndjekur nga Kosova, me 22.1%, duke i bërë të tre vendet e rajonit më të brishtat ndaj pandemisë, çka ekspozon dobësitë e sistemeve shëndetësore përkatëse.

sakte.jpg
er.jpg

Nuk mund të ndaloni djersitjen? Këto 3 pije do të lehtësojnë shpejt
“Vapa mund të shkaktojë edhe kriza hipertensive”/ Temperaturat e larta, mjekja kardiologe apelon kujdes
Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji! Këshillat që ju nevojiten për të përballuar të nxehtin
Cila është mosha ideale që fëmijët të fillojnë mësimet e notit? Ja përfitimet shëndetësore tek të vegjlit
OBSH bën thirrje për rritje të çmimeve të sheqerit, alkoolit dhe duhanit, zbulohet arsyeja
TAGGED:Pandemi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article ‘Se shkel ligjin unë’, Fevziu pezullon emisionin, ja çfarë i ndodhi në studio me Ramën dhe Blendi Gonxhen
Next Article Pas Jonidës dhe Enedës, dhe as Anxhela Peristeri na turpëron me anglishten
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Një tjetër “Vip” në telashe me drejtësinë/ Gjykata lëshon urdhër arrest për ish banorin e BBV
Të famshëm
July 24, 2025
Është takuar dhe do të ketë një bashkëpunim me Gjestin? Joz Marku jep pergjigjen e papritur
Të famshëm
July 24, 2025
Kiara tregon çfarë i thotë Luizi për veshjet e saj në skenë
Të famshëm
July 24, 2025
Krisje përfundimtare mes Eglit dhe Gjestit? Ja detaji që ngjalli dyshime për një ribashkim mes tyre
Të famshëm
July 24, 2025

Lexo edhe:

Shëndeti

Pse duhet të shëtisni këmbëzbathur në plazh?

July 2, 2025
Shëndeti

Si të mbroni zemrën tuaj në plazh dhe gjatë temperaturave të larta

July 1, 2025
Shëndeti

Si të mbrohemi nga i nxehti përvëlues? Masat që duhen marrë për të shmangur pasojat e temperaturave ekstreme

June 26, 2025
Shëndeti

Gabimi më i zakonshëm në grimin e verës që ju bën të dukeni të lodhura! Ja si ta shmangni

June 10, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?