Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Njihuni me mënyrat si të largoni dhimbjet e stomakut me çajin e xhenxhefilit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Njihuni me mënyrat si të largoni dhimbjet e stomakut me çajin e xhenxhefilit
Shëndeti

Njihuni me mënyrat si të largoni dhimbjet e stomakut me çajin e xhenxhefilit

Last updated: October 20, 2021 09:28
3 Min Read
SHARE
Demo

Stomaku i trazuar është një gjendje e cila prek këdo dhe mund të shfaqet në çdo kohë të vitit, por sidomos gjatë dimrit. Për arsye të ndryshme që fillojnë që nga të ftohurat e deri tek probleme të brendshme të organizmit. Ajo çfarë i mbledh të gjitha këto simptoma bashkë, është dhimbja e bezdisshme dhe e padurueshme që përshkon të gjithë trupin.

Nëse ndjeni djegie stomaku, të përziera apo probleme me tretjen do të thotë se stomaku është i trazuar. Për të larguar dhe qetësuar këto dhimbje ju tregojmë një mënyrë shumë natyrale dhe efikase me çajin e xhenxhefilit. Ndiqeni më poshtë mënyrën se si të përgatisni lehtë këtë çaji natyral dhe shumë qetësues.

Si Ndihmon në Qetësimin e Stomakut
Xhenxhefili njihet si një kurues natyral për shumë probleme të shëndetit, ku as stomaku nuk mbetet jashtë. I pasur në vitaminë C, amino acide, zink dhe kalium, xhenxhefili funksionon si një balancues natyral për çdo problem të stomakut tuaj. Mund ta përdorni kur keni të përziera, djegie të stomakut apo probleme të vazhdueshme me tretjen e mirë dhe dhimbje. Përveçse e qetëson stomakun kur ndjeni të përziera ka veti edhe ta boshatisë atë duke stimuluar tretjen e mirë. Prandaj mund ta konsumoni lehtësisht edhe pas vakteve apo gjatë ditëve që ndiheni të fryrë.

Demo

Si Ta Përgatisni Çajin e Xhenxhefilit
Zgjidhni një ibrik ku do të zieni ujin dhe përgatisni çajin dhe mbusheni atë me rreth 4 gota ujë ose 1 litër.Më pas merrni një degë xhenxhefili rreth 7-8 cm, qërojeni dhe priteni në feta të holla ose katrorë të vegjël. Nëse e prisni në copa të vogla, kujdesuni të shtypni pak ato në mënyrë që të lëshojnë të gjithë aromën dhe vlerat e tyre në ujë. Vini ujin të ziejë në nxehtësi mesatare dhe më pas shtoni copëzat e xhenxhefilit që përgatitët më parë. Lërini të ziejnë për 5 minuta në nxehtësi mesatare, më pas uleni zjarrin në të ulët dhe lëreni edhe 5 minuta të tjera.

Lexo edhe:

Studimi: Ecja e shpejtë mund të ngadalësojë procesin biologjik të plakjes
4 arsyet pse i keni buzët e plasaritura sidomos gjatë dimrit
Ja cilat janë benefitet e çajit për këtë periudhë
Edhe një kafe në ditë ul rrezikun e aritmisë

Gjatë fundit të përgatitjes shtoni një lugë mjaltë tek çaji juaj dhe përziejeni mirë. Kur të shikoni që çaji është gati, hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni të ngrohtë. Mund të zgjidhni ta kulloni nga copëzat e xhenxhefilit ose ta konsumoni bashkë me to. Konsumojeni këtë çaj të ngrohtë sa herë të ndjeni probleme me stomakun dhe mos e ndaloni kurën derisa të ndiheni më mirë. Nëse dhimbjet vazhdojnë për ditë me radhë dhe janë të padurueshme, këshillohet të konsultoheni me një mjek specialist./AgroWeb

Hapat konkretë për një zemër të shëndetshme! Ja çfarë duhet të dini
Të stinës/ Frutat dhe perimet, që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor!
Zbuloni mënyrat më të mira për të konsumuar brokolin
Ikni nga Shqipëria! Këtu, mjekët nuk të shërojnë, të poshtërojnë!
Zbuloni ushqimet më të mira, kundër simptomave të reumatizmit
TAGGED:Cajishendetistomaku

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Me dekolte shpërthyese dhe këmbë të hapura, modelja e njohur shqiptare nuk lë vend për imagjinatën (FOTO)
Next Article Padia e PD në SPAK, reagon Çela: Padituri ose e qëllimshme! KESH shiti energji për herë të fundit në 11 qershor

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ekskluzive/ Kiara Tito merr në dorë emisionin e ri në Top Channel
Tv Shows
December 13, 2025
Nga Gucci te Philipp Plein, mijëra veshje false të sekuestruara nga policia, dhjetëra persona të arrestuar
Uncategorized
December 13, 2025
QSUT mbyll sallën 3 milionë euro të transplantit të veshkave, duke çuar shërbimin tek Spitali Amerikan i Allajbeut
Uncategorized
December 13, 2025
Media franceze: Mozaiku i Bazilikës në Lin, thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare
Vip Travel
December 13, 2025

Lexo edhe:

Shëndeti

Shëndeti mendor, sëmundja e heshtur e shoqërisë moderne

October 10, 2025
Shëndeti

Ja si gjumi rregullon nivelin e sheqerit në gjak

October 5, 2025
Shëndeti

Braçe: IQOS shkel brutalisht ligjin, po josh fëmijët me cigare elektronike, ky është krim i hapur!

October 4, 2025
Shëndeti

Tronditëse/ Prindërit të shqetësuar: Gati gjysma e fëmijëve probleme me frymëmarrjen pas përdorimit të cigareve elektronike

September 24, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?