Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Një sekret për ju! Si ta kuptoni që telefoni juaj po përgjohet
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Teknologji > Një sekret për ju! Si ta kuptoni që telefoni juaj po përgjohet
Teknologji

Një sekret për ju! Si ta kuptoni që telefoni juaj po përgjohet

Last updated: January 5, 2022 21:26
6 Min Read
SHARE

Telefonat janë përgjuar në çdo kohë dhe sërish përgjohen. Po a mundet që ne ta kuptojmë që na përgjojnë? Si ta kuptojmë që telefoni ynë është nën përgjim? Për të kuptuar nëse përgjoheni ose jo duhet të kini parasysh këto informacione.

1 – Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e telefonit tuaj. Bateria e telefonit celular përdoret në rastet e dërgimit të SMS-ve apo informatave me zë, ose gjatë aktivizimit të mikrofonit pa kabllo.

Demo

2 – Nëse qëndrueshmëria e baterisë zvogëlohet në mënyrë drastike sesa në rastet e zakonshme, madje edhe pas vendosjes së baterisë së re, telefoni juaj me gjasë përgjohet.

Lexo edhe:

Bisedat tuaja në ChatGPT nuk janë aq private sa mendoni! Çfarë zbulon CEO i OpenAI
FBI paralajmëron 1 miliard përdorues të iPhone të fshijnë menjëherë këtë SMS
Eksperti zbulon gabimet me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye
Në Itali, kontrolli i WhatsApp-it të partnerit dënohet deri në 10 vite burg!

3 – Kontrollojeni temperaturën e telefonit tuaj celular. Bateria bëhet e nxehtë kur përdoret, ndërsa nëse ju nuk e keni përdorur telefonin celular dhe bateria është e nxehtë, atëherë kjo lë të kuptohet se telefoni po shfrytëzohet pa njohurinë tuaj.

4 – Shihni punim të çuditshëm të telefonit. Nëse celulari juaj fillon befasisht të ndalet dhe lëshohet vetvetiu ose ju nuk mund ta ndalni, atëherë mund të ndodhë që dikush tjetër shërbehet me telefonin tuaj.

5 – Kushtoni rëndësi mesazheve të koduara. Nëse merrni një mesazh tekstual në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të fjalëve, ky mund të jetë tregues i tentimit të transmetimit të të dhënave nga personi i tretë.

6 – Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar. Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat në transmetimin e të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkaktar mund të jetë edhe pajisja të cilën një i tretë e përdor për përgjimin e telefonit tuaj celular.

7 – Kushtoni vëmendje gjendjes së kredive. Nëse vëreni se keni shpenzuar diçka shtesë, ndërsa ju nuk e keni shfrytëzuar, atëherë me gjase dikush tjetër e shfrytëzon telefonin tuaj.

8 – Një nga mënyrat më të përhapura së fundmi të përgjimit është instalimi i një aplikacioni përgjues në telefonin tuaj i cili çdo komunikim tuajin e dublon dhe e dërgon në një pajisje tjetër.

9 – Aplikacioni “FlexiSPY” i cili u reklamua si program qe “lejon perdoruesit e ketij programi të shikojne nëse i tradhëton gruaja» është në fakt i shtrenjtë dhe punon vetëm në aparatura celularësh, të cilat mbështeten në platformen S60 të Nokias.

10 – Një mënyrë tjetër e përgjimit të telefonit është dhe nga kodi i telefonit IMEI. Nëse dikush ka akses në telefonin tuaj celular dhe kodin IMEI, edhe vetëm për pak minuta, jeta juaj mund të kthehet si një libër të hapur për të gjithë. Disa programe përgjuese janë aq të sofistikuara, të cilat regjistrojnë bisedat tuaja, madje edhe në qoftëse nuk përdorni telefonin. Edhe mesazhet e fshira me anë të një teknologjie të lirë mund të gjenden. Përgjimi kërkon dy gjëra: kodin IMEI për telefonin dhe programin për t’u lidhur me këtë kod. IMEI “Pajisje telefonike identifikuese” dhe është një numër unik që ndodhet në baterinë e celularit. Ka tre vende që përgjuesit të gjejnë kodin tuaj IMEI.*Nga kontrata me kompaninë e telefonit psh me iPhonin

Nga bateria

Ose thjesht, duke shtypur në tastjerë *06*Programi i përgjimit me anë të telefonit është shumë i lirë dhe gjendet në qindra faqe në internet, ose thjesht mund të instalohet, duke u shkarkuar nga interneti në telefonin tuaj, i cili zgjat pak sekonda. Kombinimi i programit në telefonin tuaj personal me numrin IMEI, dhe të tjerët mund të përgjojnë, duke monitoruar aktivitetet tuaja me anë të një kompjuteri në shtëpi ose smartphoni.

Ndaj kini kujdes. Si të mbroni veten nëse mendoni se po përgjoheni?

1 – Një nga masat paraprake që mund të ndërmerret kundër përgjimit është formatimi i shpeshtë i telefonit tuaj. Një gjë e tillë mund të kryhet me butonin “factory reset”

2 – Heqja dhe vendosja e baterisë është një mënyrë tjetër e shpejtë për të ndërprerë përgjimin.

3 – Prekeni celularin tuaj gjatë kohës kur ju nuk e përdorni atë, nëse bateria është e nxehtë, kjo do të thotë se telefoni juaj po përdorët nga dikush tjetër ndërkohë.

4 – Të keni parasysh se bateria është e nxehtë kur telefoni është në përdorim ose pas karikimit.

5 –Celularin tuaj mund ta mbroni ne këto raste edhe me ndonje program antivirusi.

6 – Mos merrni një program të cilin nuk e njihni nëpërmjet Bluetooth kur ndodheni në një ambient të jashtëm, megjithëse përgjimet e vërteta nuk bëhen asnjëherë nëpërmjet Bluetooth si edhe programeve te cilat futen nëpërmjet SMS në celular. Përdoren zakonisht metoda të tjera dhe zakonisht bëhen me aparate të inkriptuara.

Si ndikojnë mediat digjitale në marrëdhëniet tona
‘TikTok’ vijon të funksionojë normalisht në Shqipëri
Jeni të shqetësuar nga mbyllja e TikTok?! / Ky aplikacion po ia merr ‘fronin’
Emigrimi fik edhe celularët/ ONE në pikiatë, humbet 180 mijë abonentë aktivë për një vit
The Guardian: TikTok do të bllokojë filtrat e “bukurisë” për adoleshentët
TAGGED:Telefonat

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Horoskopi/ 4 kombinimet e shenjave që mund të bëhen lehtësisht nga miq në të dashur
Next Article Jeni drejt krijimit të një lidhje romantike? Hidhini më parë një sy kombinimeve më të rrezikshme të shenjave të horoskopit

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dafina Zeqiri rikthehet pas lindjes, ja data e projektit të saj më të ri
Të famshëm
August 21, 2025
U denoncua si i zhdukur, kthehet në shtëpi Daniel Shima: U zura me partneren, isha në jug
Aktualitet
August 21, 2025
Parashikimi i motit/ Si do ndryshojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
August 21, 2025
Horoskopi 21 gusht 2025, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
August 21, 2025

Lexo edhe:

Teknologji

Pse njerëzit po kalojnë më shumë kohë në rrjetet sociale?

November 12, 2024
Teknologji

Australia planifikon ndalimin e mediave sociale për moshat nën 16 vjeç

November 7, 2024
Teknologji

Si të kuptoni nëse jeni të varur nga rrjetet sociale

September 22, 2024
Teknologji

Hidhini një sy! Mund të dilni zbuluar me ndryshimin që Instagram po bën në ‘Stories’

September 5, 2024
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?