Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria
Aktualitet

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

Last updated: June 5, 2025 18:56
3 Min Read
SHARE
Demo

Engjëll Agalliu u lind në Terpan të Beratit 40 vjet më parë. Gjithë jetën e tij ai nuk është marrë kurrë me biznes. Deri një vit më parë.

Në shkurt të vitit të kaluar zoti Agalliu gjeti 100 mijë lekë dhe themeloi një kompani të quajtur Albania Solar Power. Dhe bum, pak më shumë se një vit më vonë, qeveria i dha leje për central diellor 82 mega me vendim të posaçëm.

Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 82 megavat në fshatin Boçove të Fierit. Kompania përfituese e lejes ishte Albania Solar Power, e cila pas ndërtimit do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të parkut diellor për 49 vjet. Por ky është një vendim që ngre shumë pikëpyetje.

Lexo edhe:

URF shtrin në gjithë Shqipërinë projektin “KonVer”, një iniciativë pionere për grupet vulnerabël
Konsumatorët të shqetësuar nga çmimet e Conad Albania, dyfish më shtrenjtë se në Itali
Skandali i qumështit të kontaminuar për bebe: AKU gjobit Rossmann & Lala
Rritet çmimi i bukës në qytetin e Korçës, arrin në 150 lekë!

Ndërtimi i një centrali diellor me fuqi 82 mega, kërkon minimalisht 80 milionë euro. Por kompania Albania Solar Power ka vetëm 100 mijë lekë kapital, ndërkohë që aksioneri i saj i vetëm Engjëll Agalliu nuk disponon asnjë biznes apo aset tjetër.

Nuk dihet se si kompania ka arritur të sigurojë tokën në Fier. Një nga metodat kryesore është ajo e marrjes së saj me qira nga bashkia. Por dyshimet mbeten. Si mundet qeveria të japë një vepër kaq madhore tek një kompani pa kapital dhe me aksioner anonim?

është e sigurtë kompania Albania Solar Power nuk i ka paratë për të financuar një investim 80 milionë euro. Po ashtu nuk ka as asetet e nevojshme dhe të mjaftueshme për të siguruar financime në sektorin bankar. Asnjë bankë nuk do të jepte kredi për një kompani që nuk ka asete dhe një aksioner, i cili nuk ka asnjë biznes. Pra zoti Agalliu me shumë gjasë është një prestanome.

Kjo shtron dy mundësi. Ose pas tij qëndrojnë persoa të tjerë në prapaskenë, ose në Shqipëri ka nisur tregtimi i liçencave të centraleve diellorë. Të dyja mundësitë janë njëra më problematike se tjetër.

Nëse pas kompanisë Albana Solar Power qëndrojnë persona të tjerë, atëherë ekziston risku i madh i korrupsionit ose pastrimit të parave. Sepse pas një prestanome mund të qëndrojë kushdo, nga pushtetarët tek trafikantët dhe ndoshta edhe oligarkët që nuk duan të dalin sheshin.

Fjala vjen zoti Agalliu ka qenë punonjës i ndërmarrjes së betonit që zotërohet nga biznesmeni Pëllumb Salillari, një nga përfituesit më të mëdhenj të parave publike, por edhe lejeve dhe liçencave në Shqipëri. A është zoti Salillari pas lejes për centralin e madh diellor të Boçovës?

Apo e gjitha kjo është një skemë sekserësh, të cilët kanë hapur tashmë tregun e liçencave të centraleve diellore, njësoj si liçencat e hidrocentraleve gati dy dekada më parë.

/Kapitali.al

Raiffeisen Bank nuk pyet për ligje, ndërton pa leje mes Tiranës
E rëndë në Itali! 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park
E trishtë/ Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali (EMRAT)
Euro dhe dollari në nivele tepër të ulëta, ja sa shkon kursi
Lufta në Lindjen e Mesme, 1500 shqiptarë jetojnë në Dubai: Cili do të jetë fati i tyre?
TAGGED:Engjëll Agalliu

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë
Next Article Gëzuar ditëlindjen… po pse në mesnatë me krisma?

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ilir Shaqiri dhe Einxhel Shkira i bashkohen Arbana Osmanit në “Ferma Vip”?
Tv Shows
March 5, 2026
Horoskopi 5 mars 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
March 5, 2026
Një histori me dy reforma!
Uncategorized
March 4, 2026
E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)
Botë
March 4, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Ermal Nufi, ministri që mund të forcojë rolin e Shqipërisë në NATO dhe organizmat ndërkombëtare

February 28, 2026
Ekonomi

Këmbimi valutor 27 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

February 28, 2026
Aktualitet

Shembja e rrugës Librazhd – Përrenjas, riparimi kërkon disa muaj

February 27, 2026
Politikë

Ndryshime në qeveri/ Rama merr vendimin, largon Belinda Ballukun dhe disa ministra nga kabineti

February 26, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?