Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Ngjarja me një të plagosur në Vlorë, gjykata jep vendimin për binjakët Romeo e Donald Veshaj
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ngjarja me një të plagosur në Vlorë, gjykata jep vendimin për binjakët Romeo e Donald Veshaj
Aktualitet

Ngjarja me një të plagosur në Vlorë, gjykata jep vendimin për binjakët Romeo e Donald Veshaj

Last updated: May 29, 2022 12:27
5 Min Read
SHARE

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e prokurorisë ndaj çështjes së vëllezërve binjakë Romeo e Donald Veshaj të cilët akuzohen për një plagosje të kryer në vitin 2013.

Prokuroria kreu rekursin pasi nuk pranoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Vlorës ndaj ngjarjes së rëndë që ka protagonistë dy vëllezërit Veshaj. Në këtë mënyrë prokuroria e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë duke kërkuar burg për vëllezërit binjakë, për shkak se një person ka mbetur i dëmtuar përjetësisht jo vetëm fizikisht.

Gjykata e Lartë vendosi “Mospranimin e rekursit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë kundër vendimit nr.252, datë 05.04.2017, të Gjykatës së Apelit Vlorë”, ndërsa pritet dalja e vendimit të plotë për të mësuar detajet.

Lexo edhe:

U raportua se kishte ndërruar jetë, Blendi Fevziu tregon si qëndron e vërteta për Artan Lamen
“Truri i krimit në Shqipëri është në Fier”, Karamuço: Ja kur nis rreziku
Ndarja nga jeta e Artan Lames, Rama: E pabesueshme
Ndërron jetë ish-kreu i Kadastrës Artan Lame
Dy vëllezërit janë dënuar me shërbim prove për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013, kur Romeo dhe Donaldi ishin gjimnazistë.

Rekursi u bë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj, i cili kërkoi që dy vëllezërit të kryenin dënimin në burg dhe jo t’u pezullohej ashtu si vendosën Gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.

Dy gjykatat shpallën fajtorë dy vëllezërit për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe i dënuan me 2 vite burg, por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhëruan pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi me 7 shkurt 2013 në afërsi të shkollës së mesme në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku si pasojë e një sherri të ndodhur mes disa personave, u godit me mjete të forta Arjan L., banues po në këtë lagje. Dy vëllezërit Veshaj ishin atëherë nxënës të shkollës së mesme “Reald”.

Më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30, Arjani ka qenë pranë shkollës i shoqëruar nga një person tjetër në pritje të të fejuarës së tij, e cila ishte nxënëse në këtë shkollë. Nga dosja mësohet se në kohën që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë, duke xhiruar gomat dhe bërë veprime provokuese, të cilat kanë shqetësuar Arjanin dhe menjëherë ky i fundit ka ndaluar drejtuesin e mjetit, që ka rezultuar të jetë Romeo Veshaj me të cilin ka debatuar dhe më pas të dy janë larguar.

Të nesërmen, rreth orëve të drekës, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të kësaj të fundit. Më pas, dy prej tyre janë larguar, ndërsa Arjani dhe njëri prej kushërinjve dhe vajza janë nisur në drejtim të një qendre tregtare po në lagje.

“Në këtë moment, Arjanin e kanë thirrur një grup personash mes tyre dhe Romeo dhe Donaldi. Fillimisht kanë debatuar me Arjanin e më pas e kanë goditur të gjithë me sende të forta. Më aktivë në këtë ngjarje kanë qenë dy të pandehurit Romeo dhe Donald Veshaj. Personat që kanë qenë në shoqërinë e Arjanit, kanë mundësuar shuarjen e konfliktit dhe dërgimin e tij në spitalin civil për dhënien e ndihmës mjekësore.

TËRHEQJA E PADISË

Në përfundim të hetimeve me vendimin e datës 11 korrik 2013 është vendosur mosfillimi i çështjes penale, pasi i dëmtuari nuk është paraqitur për ekzaminim pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë dhe në vijim ka tërhequr ankimin e paraqitur lidhur me ngjarjen.

Por me shkresën e datës 5 gusht 2013, të dërguar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore rezultonte së dëmtimet e Arjan L., në sherrin e 7 shkurtit ishin klasifikuar si plagosje të rëndë, pasi ato kanë dhënë dëmtim të rëndë, i konsideruar si shëmtim të përhershëm të fytyrës. “Konkretisht, i janë konstatuar thyerje e kockës së kokës, zhytje të dukshme në regjionin ballor në kokë, tronditje e trurit të shkallës së mesme. Dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjete të forta mprehëse dhe janë klasifikuar si plagosje e rëndë pasi kanë sjellë shëmtimin e përhershëm të fytyrës”, nënvizohet në dosje.

Truproja e Fatos Nanos: I shpëtuam atentatit në Lazarat në ’99, falënderoj Dasho Alikon për ndërhyrjen

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sulmohet uebsajti i RTSH, mediat e Kosovës: E bënë hakerat serbë, postuan tituj ‘Kosova është Serbi’

Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit

Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

TAGGED:donald veshajromeo veshaj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Konfirmohet prishja e miqësisë, Sabiani mungon në dasmën e Ilir Shaqirit, veprimi i këngëtarit në kohën e ceremonisë (FOTO)
Next Article Ishin 6, këta janë ish-banorët e “Big Brtoher VIP” që morën pjesë në dasmën e Ilir Shaqirit (FOTO

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Egli merr një vendim të rëndësishëm: Heq dorë përfundimisht nga Gjesti…
Të famshëm
May 23, 2025
Reagon Belina Pupa: E vërteta e akuzave për kultivim kanabisi në Australi
Të famshëm
May 23, 2025
“Dashuria e njerëzve më ka mbushur zemrën”/ Ndarja me bashkëshortin, flet koreografja e njohur Enada Hoxha
Të famshëm
May 23, 2025
Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa në kërkim, bashkëshortja del para gjykatës
Të famshëm
May 23, 2025

Lexo edhe:

Ekonomi

Këmbimi valutor 19 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

May 19, 2025
Politikë

Thirrje për Bashkimin dhe Riorganizimin Strategjik të Spektrit të Djathtë Shqiptar!

May 17, 2025
Aktualitet

E fundit! Është rrthuar hoteli luksoz në Tiranë nga SPAK! Karamuco trondit: Kush është i madhi që do arrestohet

May 15, 2025
Politikë

I kërkojnë të angazhohet në politikë, Luiz Ejlli flet njëherë e mirë dhe tregon se çfarë e ‘pengon’ të marrë pjesë

May 15, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?