Gruaja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa do të gjykohet pa një masë sigurie. Kërkesa e saj për heqje të masave “detyrim paraqitje” dhe “ndalimi i daljes jashtë vendi” është pranuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (GJKKO).
Kërkesa e Xoxës është e argumentuar mbi situatën e saj shëndetësore për shkak të shtatzënisë dhe komplikacioneve teksa i duhet dhe të udhëtojë jashtë vendi për një vizitë të specializuar. Ishte 3-shja e gjyqtarëve Engjëllushe Tahiri kryesuese, Elsa Ulliri dhe Alma Kodraliu anëtare që shqyrtuan dhe pranuan kërkesën e gruas së Erion Veliajt.

